Akuzat e Bashës për numrat e viktimave/ Rama: Është kaluar çdo cak politik!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzum Bashës, i cili akuzoi se shifrat e vërteta të viktimave si pasojë e kovidit në vend, po fshihen. Kjo akuzë, shkruan kryeministri Rama, nxit dhunë ndaj mjekëve. Këtu është shkuar shumë larg, shprehet Rama, përtej çdo caku politik.
"Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cenon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t'u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm! Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t'u jetë harruar emri, nami e nishani!", shkruan Rama./L.F-dritare.net