
A është nën hetim, Gjiknuri: Nuk jam i shqetësuar. Gjithçka është publike!
E Premte 28 Korrik 2023, 11:11
Dritare.net
Sot në një konferencë për median Damian Gjiknuri u pyet nga gazetarët nëse po i nënshtrohet një hetimi pasuror. Gjiknuri në përgjigje tha se të gjitha pasuritë e tij janë publike dhe se nuk ka një hetim pasuror ndaj tij.
“Pasuritë e mija janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)"
Sa i takon udhëtimeve të tij me dy biznesmenët, në kërkim për inceneratorët Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata.
“Udhëtimet e mija kanë qenë zyrtare. Dy udhëtimet janë bërë me Arben Ahmetaj duke shkuar në SHBA për të lidhur një kontratë me ÇEZ” tha Gjiknuri./L.F-dritare.net

















