Njerëzit nuk e kuptojnë, sesa i fiksuar jam unë pas fitoreve.
Më e rëndësishmja në jetë, është të frymëzoni të tjerët, që ata të shkëlqejnë sa më shumë, për çfarëdo që duan të bëjnë në jetë.
Unë nuk dua të jem Kobe Bryant i ardhshëm, unë dua të jem Kobë Bryant.
Do të bëj gjithçka për të firuar ndeshjet. Pavarësisht nëse do të jen ulur në stol, duke i dhënë ujë shokut të skuadrës, apo duke shënuar pikën finale të lojës.
Ndërsa rri ulur kur heq këpucët dhe shoh përtokë, shoh gjithë mundimet, sakrificat që më janë dashur të bëj për të mbërritur këtu. Unë shoh të bukurën në këtë luftë.
Unë reflektoj vetëm për një qëllim. Të mësoj që të shkoj përpara.
Unë nuk dua të kem marrëdhënie me njerëzit dembelë. Ne nuk flasim të njëjtën gjuhë. Nuk i kuptoj dhe as nuk dua t’i kuptoj.
Rruga ime? Po ndjek përsosmërinë.
Prindërit e mi janë shtylla kurrizore. Të vetmit që më mbështesin kur nuk shënoj asnjë pikë, apo kur shënoj 40.
Ka një zgjedhje që ne duhet të bëjmë si njerëz, si individë. Nëse doni të jeni të shkëlqyeshëm për diçka, duhet të bëni një zgjedhje. Ne të gjithë mund të jemi mjeshtër në zanatin tonë, por ju duhet të bëni një zgjedhje. Ajo që dua të them me këtë është se ka sakrifica që vijnë së bashku me atë vendim. Koha familjare, koha me miqtë, të jesh një djalë i shkëlqyeshëm. Ka sakrifica që vijnë së bashku me marrjen e këtij vendimi.
Unë po luaj kundër lojtarëve të shkëlqyeshëm, kundër më të mirëve në botë. Konkurrenca - kjo është ajo që kam dashur gjithmonë.
Nëse jeton me frikën se do të humbasësh, sigurisht që do të jesh një humbës.
Kobe Bryant, humbi jetën mbrëmjen e kaluar së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna. Ai do të mbahet mend si një ndër basketbollistët më të mirë, që shënoi rekorde që fëmijë./L.F-dritare.net