Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Vlonjatët janë të pakënaqur me mitingun e Berishës

Vlonjatët janë të pakënaqur me mitingun e Berishës

Sali efendi
Ngaqë nuk është se kemi muhabet të trashur me ty, nuk donim të shkruanim prapë. Miqësia e dëndur, e pjerdhur e fëndur, i themi nga anët tona. E ndaj nuk donim qe të zgjateshim se pastaj kujton se jemi miq. Ama edhe dy fjalë do t'i themi se duket sikur të morëm ne në qafë me letrën që të nisëm.

Duhet ta themi qe më krye të herës që mitingu i fundit na zhgënjeu shumë. O ta nisje e ta bitisnje, o mos ta nisje e ta dhisje. Po ça ishte ajo punë a të….. nejse. Po si erdhe vërdallë tre orë rreth Shqupit e nuk nxirrje dot Gazin jashtë a të….., se na bëre të prishim dhe edukatën. Po ça mut burrash kishe me vehte a lumëmadh që të mbetën varur në hekura. Po ta thamë njëherë t'i nxirrje me tym, po mesa duket ata të tutë as per çobanë nuk bëjnë lëre pastaj të marrin qeverinë. Po ndonjë nga ato makinat me kosh nuk gjete që t’ju hyje nga sipër. Po t'i jepte Lali Eri ato të bashkisë se ai gallatë do.

Pastaj kishe filluar shaje policinë. Mos i shaj se djemtë tanë janë ata. Thuaj shyqyr që ishin e të shpëtuan fytyrën se do kishe ndejtur 6 orë aty e nuk do nxirrje dot jashtë as Gazin e as Gridën. Thuaj shyqyr që u futën.

Pastaj na hape barkun kur fillove dhe konferencën për shtyp. Nuk qahet shtylla e shtëpisë që e nxorën jashtë. Burri o ikën ne azil e mbyll gojën, ose i vë flakën bashkë me evlat e nuse brenda. Ti ke mësuar këtë mut zakoni që thyen xhamat. Kur thyen xhama asnjë nuk të merr seriozisht, e shumta të thyejnë notën në sjellje.

Po e mbyllim këtu me shpresën që herën tjetër ose bëje tamam ose mos u bëj që të japi leksione Gazi.
Qofsh me shëndet e të të rrojnë kalamajtë./dritare.net