
I dashur Ilir,
Morëm vesh që kishe qenë në Vlorë se ishe vënë në sedër nga letra e parë. Na dhj*ve fare a të.....! Nuk na mbahej së qeshuri kur pamë kronikën. Nejse. Po ti a të...:.. e kafshon grepin pa rënë në ujë e nuk e sheh fare ka apo jo karrem. Se ne si ditë e dielë që ishte, nuk kishim ç’bënim e thamë të hargaliseshim pak. Kur ti fap e në Vlorë. Po kujt i plasi a i vrarë që ke qenë te sheshi i flamurit. Po ngri edhe 20 flamurë po deshe. Pse o lumadh, te ty e kemi mendjen?
Nejse, na u bë qejfi se me Edin ishe treguar i matur. Po edhe ai zakonet tona ka. Ta ka blerë mendjen dhe të fut xixat sa herë e shikon që e ke shkelur pak me raki.
Tani të flasim pak seriozisht, ishe kapur me Mero Bazen për punë lajmesh, domethënë, jo janë të vërteta jo po ja ka fut kot. Ore ti, meqë doje të ziheshe me Meron, kot erdhe deri në Vlorë se e ke në Tiranë. Ose të shkoje në Gjirokastër se ai andej është. Jo të gjithë ata që tallen janë nga Vlora o lumadh. Jo për gjë por të vajti rruga dëm. Tani dëm fare nuk të vajti se na zbavite pak, por herë tjetër bëje me vlonjatë tamam. Na lajmëro dhe mos i merr nga Tirana tifozët. Se ne gallatë duam a i vrarë. Vijmë edhe pa lekë deri nga fundi marsit. Se pastaj do fillojmë përgatitjet për turizëm.
Po e mbyllim këtu dhe mos harro ndonjë dekoratë. Që të jesh brenda e mos na fusësh sherrin pse ti dhe jo unë, se ne ramë copë edhe për vaksinat, lëre pastaj për dekoratat, na dekoro si qytet. E di që e ke vështirë se ne i kemi marrë të gjitha dekoratat, po vrite mendjen njëherë./dritare.net

















