Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Vlonjatët i shkruajnë letër Berishës

Vlonjatët i shkruajnë letër Berishës

Sali evlat

Ne me ty nuk është se kemi ndonjë marrëdhënie të dashurisë për shumë arsye që ne dhe ti i dimë mirë, por koha shëroka çdo plagë e inat.

Duke të parë si vjen vërdallë në këtë moshë e të kanë lënë në oborr, na je dhimbsur.

Me thënë të drejtën të kemi ditur burrë të zotin për dyfek se edhe zona nga vjen është shquar për burra të fortë e të pushkës. Por ti si duket i shkon asaj të thënës që “çdo fis e ka një pis”. Ti ju ke dhjerë dyfekun mesa duket se vret kur s’duhet e nuk e përdor kur duhet.

Nejse, tani po të japim një mendje si të hysh brenda. Këtë e bëjmë jo për ty po për gjithë ata burra që janë mbyllur brenda me Gazin dhe dihet si kanë hyrë por nuk dihet si do dalin.

Kemi dëgjuar që axhamijtë që ke rreth e rrotull të këshillojnë ta sulmosh. Mos e bëj këtë se do mbeten gardheve e hunjve djemtë e nënave. Nuk bëhet ashtu ajo punë.

Ca të tjerë të thonë që të vësh çadrat e të bësh grevë urie. Hiq dorë se do marrësh ndonjë bronkopneumoni se nuk ke moshë të flesh rrugëve.

Ca të tjerë të thonë ta bllokosh me grevë urie. Hiq dorë nga kjo se nuk është punë për burra.

Ne kemi për borxh të japim një mendje. Futu tymin si dhelpra. Ndizja kashtë të njomë siç bëjmë ne me dhelprat dhe për gjysmë ore i ke jashtë. Bëje se nuk të vijnë as polici dhe as zjarrfikëse. Siç ka thënë edhe Pjetri i shkretë, këta janë specialistë jo socialistë. Lere pasta që ky djali jonë vdes për gallata të tilla. Dhe me thënë të drejtën ti na ke kënaqur këto kohë.

Nëse ke ndonjë plan tjetër, na e thuaj. Ne këtu na ke të japim ndonjë mendje se ti të vrasësh pas gardhit je mësuar, ndërsa protestat masive janë zanati jonë. Me krahë të lehta nesër./dritare.net