Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Vlonjatët i shkruajnë Bashës

Vlonjatët i shkruajnë Bashës

I dashur Lulzim

Që të sqarohemi që në krye, po të themi i dashur meqë të kemi dhëndër nga anët tona. Se ne, siç tha edhe Belul Gjeraqina tek Dimri i Madh, nuk na shkojnë këto gjërat e internetit e burrat që puthen kur takohen. Që të hyjmë në temë, dje e dhjeve. Leri këto që të kishin rrethuar se nuk pijnë ujë. Kështu na rrethuan edhe ne në ‘97-ën në Vlorë policët e Saliut, por ju kërciti karrigia e tulla në kokë sa u habit edhe Klintoni kur ja treguan e përfunduan me brekë në ullishte. Këta qënkan artista, tha Klintoni. Se nuk je grua a të……të thërrasësh në ndihmë policinë. T'i bëjë të iknin me brekë o ditëzi e punëzi qe na turpërove krushqinë. Po ç’më nxjerr Gazin me sprajt djegës që të largojë rrethuesit o punëlumë. Po gratë i përdorin ato kur i ngacmojnë në rrugë dhe jo burrat. Burri kur nuk ka armë, merr hurin e nuk mbyllet brenda. Apo prisnit që t’ju hynin brënda e t’ja u hypnin me rradhë. Nejse se na hypën nervat kur të pamë që tregoje si ishit trembur nga gurët. Mendo t’ju kishte fërshëllyer plumbi, do ishte bërë muti det aty. E dyta, leri këto broçkullat me vëllezer demokratë e profka të tjera. Ata erdhen të të marrin shtëpinë, ndaj o vërju hurin, ose nëse s’ke këllqe, na ler ne të vijmë e marrim atë nusen tonë që mos hyjmë në sherr kot, e ti vazhdo me Gazin. Të fala nga Lumi i Vlorës./dritare.net