Vlonjatët falënderojnë Metën që vuri veton për afganët
Dritare.net
I dashur presidenti Meta,
Na vjen nga thellësia e zemrës falënderimi për veton tënde që mos vinin afganët në Vlorë.
Ti na kupton ne a i vrarë.
Na kishe dale ca kohë nga zemra me këto deklaratat kundër diktaturës. Se ti vjen e kërkon vota në Vlorë dhe shan komunizmin! Po këtu a të ….. udhët gjysma kanë qenë oficerë me sigurimin dhe gjysma me ushtrinë! Demokrati më i madh në këto anë e ka pasur gjyshin komandant çete. Po gjene të mirëkuptuam. Nga halli e kishe edhe ti. E mësove rakinë në moshë te madhe.
E që mos tororisemi gjatë, na pëlqeve që vure veton mos vinin afganët në Vlorë. Menduam në fillim se na prish pak punë se mund t’i fusnim në punë si çobanë, se thonë që e qajnë atë zanat, se për kapele nuk ia thoshin fare. Por siç dhe e di, tani jemi të zënë me ukrainaset. Dhe ky i gjati, që evlat e kemi por hallet nuk na i qan fare, kishte menduar të nxirrnim ukrainaset nga hotelet e të fusnim afganët. Po pse kaq legenë jemi ne? Afganët t’i mbajë me shëndet Berati. Po ka ukrainase, këtu na ka. Siç flemë tre veta në dhomë, do flemë edhe katër. Se siç thonë plakat, një lugë më tepër nuk bën qeder në kusi. Kurse ti, po vazhdove kështu, ke shpresë që ta marrësh një dorë votash nga ne.
Je që je, shiko edhe për ndonjë projektligj që të na japin nga një mijë euro në muaj se lodhemi or ti.
Po e mbyllim këtu dhe duku ndonjëherë se na ka marrë malli për qyfyret e tua të prillit. Ke qenë i paparë./dritare.net

















