
I dashur Emanuel,
Së pari, në emër të demokratëve rithemelues të uroj rizgjedhjen në postin e Presidentit.
Besoj keni filluar të vini vërdallë me makina dhe flamuj rreth Kullës Eiffel. Rezultatet i nxirrni më vonë.
Fitorja jote është një fitore për të gjithë demokratët që janë me sytë drejt jush, por veçanërisht unë si konservator me tradita që jam dhe që gjithmonë kam simpatizuar fisnikët francezë dhe Luigjin e 14-të me të cilin kemi krushqi, kisha më shumë shpresa në fitoren tuaj. Kjo edhe për arsye të tjera që do ti shpjegoj edhe njëherë.
Siç e dini ju dhe mbarë bota demokratike, unë jam shpallur non grata nga amerikanët. Sorrositët në mbarë botën ishin bërë bashkë që të ma bënin këtë të zezë pasi shikonin tek unë një simbol të përmbysjes së komunizmit. Fushatën e kryesonte ky i Fondacionit Soros në Tiranë. Quhet Andi Dobrusha. Fiksoje mirë këtë emër. Bën sikur nuk e ka mëndjen dhe pi gjithë ditën, por është tip i kamufluar. Dhe më çfarë motivacioni thua ti? Sikur unë jam hajdut! Se këta legenat e Sorosit ngaqë vjedhin me projekte për vete, kujtojnë se të gjithë janë si ata. Nejse. Po ta shpjegoj që ta kesh prasysh. Ky pra, ma futi. Pastaj ti e di si janë këto punë, që po ta futën emrin në lista, të mbetet aty.
Pastaj unë bëra një ankesë në gjykatën franceze me një avokat që e kam mik dhe më ka thënë që do ma bëjë falas shkallën e parë. Kemi folur edhe me gjykatësit dhe ata janë dakort të ma japin mua fitoren. Pastaj mbetet detyra jote të kërkosh ekstradimin e Blinkenit në Francë, ku do ti bëjmë një gjyq shembullor.
Por, të tjerat do t'i shpjegoj sipas rradhës.
Ti tani gëzohu për fitoren dhe mi bëj të fala Brixhidës se me atë më hahet shumë muhabeti.
Po e mbyll edhe njëherë duke të porositur kujdes me Andin se ai është i rezikshëm. Do të flas gjatë më vonë.
Të përqafon, Sala/dritare.net

















