Shpërndahen fletëlavdërimet e rithemeluesve. Ja motivacionet!
Dritare.net

Pas inkursionit që të hynin në PD ku morën pjesë disa mbështetës të Berishës, doktori shpërndau disa fletë lavdërimi me motivacionet përkatëse. Ja disa nga ato:

Edmond Spahos
Megjithëse nga zona e Korçës, që në gjithë Luftën e Dytë Botërore nxorri vetëm një hero, edhe ai intendent, ka treguar vendosmëri për rivendosjen e demokracisë.

Luan Baçit
Për kontributin thelbësor në përmbysjen e mitit që lalët nuk janë për dyfek.

Luçiano Boçit
Për themelimin e traditës së Shqipërisë së Mesme si njerëz jo vetëm të qejfit por edhe të grushtit.

Flamur Nokës
Për kontribut thelbësor në afirmimin e kontributit të kuksianëve më demokraci sipas motivit.
“Kuksi jon si po e don/
S’asht 4 mijë por 4 milionë”

Albana Vokshit
Për vazhdimin e traditës së burrneshave të Norës së Kelmendit.

Tritan Shehut
Për kontributin largpamës që të bëhet bashkëpronar te spitali “Zonja e Këshillit të Mirë”, që mund të jetë vendi ku do kurohen revolucionarët e plagosur.

Aldo Bumçit
Për aftësi si ish-ministër i Jashtëm por edhe sulmues i gardhit të brendshëm.
/dritare.net