Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Shkodranët paralajmërojnë Ramën: Në Ukrainë duam pjesë edhe ne!

Shkodranët paralajmërojnë Ramën: Në Ukrainë duam

I nderum zoti Kryeministër,

U ba do kohë që na ke lan mbas doret, krejt.

E fillove mirë kur bane stadiumin e ri. I paska lan xhelozitë pas krahve mendum të knaqun. Se helbete, ekipet e kryeqytetit në 50 vjet komunizëm veç Vllaznisë i tuteshin, se për të tjerët si Durrësi, Vlora apo Elbasani, nga nji sezon e kishin takatin. Mirëpo Likja i madh na la Voltanën që e ka kthy në stallë lopësh.

U ban vite që qeveria jote kujton se meqë na jena qytet i humorit, jetohet vetëm me barcaleta. Po barcaletat nuk hahen mor burrë, shërbejnë vetëm me tret ushqimin.

E fillove këtë muhabet qysh në fushatën elektorale kur na nise Benet Becin e na jepte shfaqje në Shirokë a thu se ishim mangut me na këndu kush.

Mend e Benetit ka marr edhe Ilir Meta dhe sa herë vjen në Shkodër, veç këndon. Herën e fundit kishte dhanë koncert me Bujar Qamilin, kishte ba zanin e dytë. Po na nuk kena mbet me na msu kangën skraparllinj mor burrë. Ata për oficera e qajnë si zanat. Edhe sa herë vjen na qet mallin e policve të Degës së Brendshme të qëmotit. Por thuji që nuk ban për kangtar veç për polic.

Tani të vijmë tek pika thelbsore. Kena ndigju që në Ukrainë do të plasi lufta me Rusinë. Si çdo luftë kjo do të ketë refugjatët e vet. Ti ia ke marrë dorën dhe deri tash na ke mbushë me iranian, irakian, sirian, afgan. Tash që erdhi rasti me na pa syni diçka t’hajrit, ban zahmet dhe hidhu në OSBE dhe kërko kuotën e refugjatve. Merr sa t’mundesh e ça t’kapi dora. Mos e çaj kryt për kampe se i marrim të tana në shpia. Se shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Së dyti, dona që këtë investim mos me e çu n’Vlorë. Me vlonjatët na jena miq e kena krushqi, por nuk mund të lejojmë që ta marrin ata edhe këtë investim.

Prandaj zotni kryeministër, ka ardh momenti që Shkodra si kryeqendër e veriut të respektohet në raport me popullsinë që ka. Jena ngi me koncerte. Tash dona punë!

Me respekt,

Banorët autoktonë të Kirasit, Rusit, Luguçesmes, Parrucës, Perashit, Serreqit, Mhallës s’Çakajve, Dugajve t’Reja dhe Gjuhadolit./dritare.net