
Rama: Ja këshilla më e çmuar që më dha Fatos Nano!
Dritare.net
Pas pyetjes nëse Nano do të zgjidhej rishtas deputet i PS-së, së cilës kryeministri iu përgjigj që tani merrte këshilla nga ai, Rama tregoi edhe disa nga këshillat që ai i kishte dhënë.
Për Metën:
“Pi rrallë dhe nuk e mban pijen. Kur pi e ka me sherr, në kundërshtim nga Pandi që vetëm qesh. Ngaqë nuk e mban, i jep zemër vetes dhe thotë që jam nga Çepani.”
Për Berishën:
“Ky pi vetëm vere. Kur pi ka zakon që bërtet “Jam Sali Berisha unë or ti!” I ka mbetur që nga koha kur banonte në Brrakë dhe kur kthehej natën vonë e ngatërronin me njerëzit e tjerë. Këtë ves ia ka ngjitur edhe Metës qysh se kanë filluar e pinë bashkë që nga koha e atij gjyqit. “
Për Bashën:
“Këtë nuk para e njoh mirë. Thonë që pi vetëm aranxhata. Nuk luan as kumar. Edhe kur i ofrojnë ndonjë pije, thotë: “Mi jepni lekë!”.”
Për Monikën:
“Edhe kjo si i shoqi, nuk e mban fare. E ka me sherr. Edhe atëherë kur gjuajti me çizme në Kuvend, ishte e dehur. Mos u merr me të. Lëri Taulant Ballën se ai çmend edhe derrin. “
Për Gramozin:
“Ai nuk merret vesh kur është i pirë dhe kur i dehur. Lab hesapi. Nuk jam ngatërruar shumë me të se është moda e vjetër. Nuk pushon me këshilla: “Mos pi! Kthehu herët në shtëpi! Mos luaj kumar! Mos shko me femra!” Ma ka nxirë jetën. I pëlqen ta thërrasin Shoku. “
Për Veliaj:
“Nuk di ça të them. Këta deheshin me Red Bull dhe sa pinin një kanoçe, në një vrimë i binin fyellit “Nano ik!” Inshallah ka filluar rakinë. “
Për mua:
“Ti mos pi se sa herë pi përfundon ose duke i rënë dajres”./dritare.net

















