
Opozita ndërron strategji pas vjershës të Metës, në Korçë!
Dritare.net

Pas recitimit te Ilir Metës në Korçë, Opozita e Vërtetë e Bashkuar bëri analizën e ngjarjes dhe arriti në disa përfundime.
Në recitim u vunë re disa mangësi, si psh lëvizja e pakuptimtë dhe e pakoordinuar e duarve, çka bëri që një pjesë e shikuesve të kujtojnë se presedenti vuante nga parkinsoni. Disa korçarë menduan se presidenti e bënte me qëllim për të frikësuar njerëzit duke ju kujtuar shprehjen e hershme “hapi rrugë budallait”.
Gjithsesi videoja e arriti qëllimin. Për mirë apo për keq, presidenti ka filluar dhe bëhet viral në rrjet.
Duke kujtuar se nga periudha kur ai filloi ti publikojë këto "reels" siç ishte hedhja nga një kalatë porti e shoqëruar me shprehjen e famshme “a u hodha drejt” ose notimi në një pellg në Kosovë, dhe deri dje, ka kaluar pak kohë, por ndërkohë njerëzit kanë filliar e hyjnë në profilin e tij për gallatën e rradhës, pra të gjitha këto janë shenjë popullariteti në rritje. Fakti që hedhjen në ujë e morën vetëm sitet e memeve, ndërsa recitimi u morr nga të gjitha blogjet në të gjitha formatet, është dëshmi e suksesit.
Çdo ditë e më tepër po rritet ngjashëmria e Metës me Berluskonin, pavarësisht se i pari shkonte me Show Girl-e kurse ky vetëm me Bujar Qamilin, por siç është vendi bëhet kuvendi.
Deshtimi i sulmit mbi selinë e PD-së ishte një moment kur doktori u turpërua në pikën më të fortë të tij e cila është marrja e institucioneve. Por duhet pranuar që ka rënë edhe kualiteti i sulmuesve. Kështu nëse në të shkuarën sulmues si Izet Haxhia apo Dem Dollapi kishin mbaruar universitete, këta të sotmit janë gjysëmanalfabetë të bërë dru që nuk njohin akoma autobuzët e linjës.
Gjithsesi sulmi i grave demokrate të vërteta mbi gjasme demokratet e Bashës, ishte kualitativ dhe kompensoi dobësinë e doktorit. Nuk duhen marrë parasysh thëniet e dashakeqëve që burrat kur plaken nxjerrin përpara gratë për sherre.
Në të ardhmen u vendos që të tilla mbledhje të bëheshin më shpesh dhe të caktohen objektivat e reja./dritare.net

















