Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Mirditorët ngrenë këngë për Berishën!

Mirditorët ngrenë këngë për Berishën!

Doktori ka filluar turin e dytë të foltoreve për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë në foltoren e parë.

Një nga këto ndalesa ishte në Mirditë.

Këtu doktori u përpoq të sqaronte pse Luli është kolona e pestë e rusëve në Shqipëri e cila u vërtetua me dosjen Muzin që ka hapur FBI. Dëgjuesit mbetën të kënaqur pasi kjo është një rritje cilësore e udhëheqjes së PD-së që kalon nga spiunë të serbit në atë të padronve të serbëve, rusët.

Pastaj doktori tregoi pse nuk morën dot selinë e PD-së. "Ky është një fakt që unë nuk kam qenë komunist me zemër", tha doktori, pasi po të isha i tillë, nuk ka kala që nuk marrin komunistët, lëre pastaj një godinë dykatëshe që nuk e kanë problem.

Lidhur me sulmin e pritshëm të Rusisë në Ukrainë, doktori tha që ky është një rast i mirë për rritjen e anëtarësimeve në parti, ashtu sikurse ai ka shpjeguar se ishte anëtarësuar në PPSH, si reagim i sulmit të BRSS mbi Çekosllovakinë. E mira është që këta të anëtarësohen në PD-në e rithemeluar, tha doktori, dhe jo aty ku më ishte bërë ves mua.

Pas kësaj mirditorët i ngritën një këngë që fillon me vargjet:

Lum për ty Sali Berisha/

Ban Foltore me mbledh miza/dritare.net