Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Mesazhi i urimit të Berishës për Metën!

Mesazhi i urimit të Berishës për Metën!

I dashur Zoti President,

Sot kam të drejtë të jem krenar me ty, pasi 11 vite më vonë ti je në gjendje t’ja dalësh i vetëm. Nuk pate nevojë të hanim darkë bashkë që këta të kushtetueses t’i thërrisnin mendjes. Dhe kjo më bën krenar për nxënësin tim.

Ashtu si 11 vite më parë, ti edhe këtë herë fitove 5 me 0 pasi 6 me 1 në fund bëjnë prapë 5.

Të kemi parasysh emrin e atij që votoi për shkarkimin tënd në të ardhmen.

Ndryshe nga sa e kemi paragjykuar, Reforma në Drejtësi qenka e shëndetshme. Edhe këta ashtu si të parët që e dalluan se videoja ishte fallco, kishin kulturë letrare dhe e kuptonin të folurën tënde me metafora.

Me këtë rast uroj që miqtë tanë amerikanë dhe evropianë ta kuptojnë se ato 200 milionë euro që kanë shpenzuar për Reformën në Drejtësi, do ishte më mirë të na i jepnin neve se na ka lezet leku.

Po e mbyll këtë letër duke të këshilluar që në të ardhmen të bësh kujdes me videot dhe me rakinë pasi siç ka tregur eksperienca, ti nuk e dallon kur të filmojnë dhe as e mban pijen.

Me dashuri,

Sala/dritare.net