Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Letra e Berishës që tronditi Zhelenskin

Letra e Berishës që tronditi Zhelenskin

I nderur zoti Zhelenski,

duhet me e thanë që në krye të herës, se ti më kujton mue kur kam qenë i ri. Ashtu si ty edhe unë jam rritur me tregimet e gjyshes për dragonjtë dhe luftën kundër pushtuesit. Ashtu si ty edhe unë jam rusishtfolës dhe ashtu si ju edhe unë e urrej Rusinë se na detyronte diktatura ta mësonim rusishten me zor.

Prandaj nuk e kuptoj pse më kanë shpallur nongrata amerikanët. Prandej nëse të bie ndonjëherë muhabeti me Bajdenin kur telefonoheni, pyete sesi është puna ime. Se mua or zotëri po më lutet Blinkeni që të bëj një kërkesë për vizë dhe do ma japi direkt, por unë nuk e dua kështu. E dua në nivel presidencial.

Se që ta marrësh vesh ti, edhe unë kam qënë një herë president dhe ashtu si ty edhe unë e kam bërë një luftë. Tani ti do pyesësh se kur e kam bërë se nuk ke dëgjuar ndonjëherë për luftë shqiptaro-ruse? Po meqë nuk vinin rusët në Shqipëri, unë i futa shqiptarët të vrisnin njeri-tjetrin.


Dhe ky ishte edhe shkaku që ne nuk kemi asnjë armë që ta nisim si ndihmë. Edhe fishekë nuk na kishte mbetur asnjë copë dhe isha gati të bëja interpelancë, por pastaj ma kujtoi Fatmiri që i kishte shitur të gjitha me miratimin e djalit tim.

Do pyesësh ti kush është Fatmiri? Po deshe ta jap për ca muaj. Ky është i paparë or zotëri për punë lufte. Ky po nuk pati pushtues që ta hedhi në erë, hedh ça ti kapi dora.

Kam folur edhe me Samirin e Neptunit (nuk është arab, por nga rajoni shqiptaro-amerikan i Korçës) mos kishim ndonjë gjë për ta nisur si ndihmë, ndonjë frigorifer apo lavatriçe të kthyera mbrapsh nga klientët, por ky më zuri be e rrufe që nëse ti i mbush mendjen oligarkëve të tu që të blejnë ndonjë vilë nga ato të Palasës, që i kanë mbetur në dorë, të jep ty 20% të qarit.

Meqë ra fjala dhe meqë ke muhabet me Ramën, thuaji që të nisi ndonjë lek edhe Fusha apo Salillari ose nga markimi i karburanteve.

Gjithsesi do të mbaj në korent për çfarëdo tenderi që bëhet këtu dhe pastaj ti kërkoi vetë Ramës, por mos i thuaj se kush të tha.

Po deshe në të ardhmen për rindërtimin e vendit, kam një tip unë që quhet Delijorgji. Këtë e ke për çfarë të duash, në daç të ndërtojë e në daç të hedhësh në erë.

Se desh harrova, në respekt tënd kam filluar që gjithë partinë ta bëj gazin e botës që të zbaviten shqiptarët. E çuditshme jeta, ë?

Ti një komik që bëhesh luftëtar kurse unë një luftëtar që bëhem gaztor.

Nejse. Temë e gjatë kjo. Lidhemi në vazhdim.

Sala/dritare.net