Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ja çfarë i shkruajti Berisha, presidentit Biden!

Ja çfarë i shkruajti Berisha, presidentit Biden!

I nderuar Presidenti Biden,

I nderuar koleg,

Në rradhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet, se në moshën tonë nuk kanë ç’a të duhen paret se për një kos e dy panolina kemi nevojë.

Mos u çudit që të thashë koleg se edhe unë kam qenë president i Shqipërisë.

Nëse nuk të kujtohet, Shqipëria është në Evropë dhe gjendet afër Serbisë dhe Greqisë. Kurse unë kam qenë president në kohën e Milosheviçit.

Të mora në telefon por më dilte i zënë. Prandaj thashë po të shkruaj.

Tani, unë e di që ti nuk ke asgjë me mua. Unë e di që të gjithën këtë ma ka bërë Andi Dobrusha. Ky është një këlysh i Sorosit në Tiranë që kanë atë fondacionin “Shoqëri e Hapur” vetëm se të hapur nuk janë aspak se i ndajnë lekët me njëri-tjetrin, aq sa është bërë nervoz dhe Altin Goxhaj se ka kohë që nuk i japin lekë.

Unë or zotëri akuzohem sikur kam bërë korrupsion. Dmth ata kujtojnë se të gjithë janë si puna e tyre. Por unë or zotëri jam njeri familjar, një konservator i vërtetë. Prandaj dhe punët i bëj me familjen.

Këta tani i kanë mbushur mendjen Sorosit dhe ky ja ka mbushur mendjen Blinkenit sikur unë bëj korrupsion. Po kur ndan lekun në familje nuk quhet korrupsion or zotëri. Besoj në një mendje jeni edhe ju me mua.

Prandaj kërkoj ndihmën tuaj të më bëni një ftesë për vizë, sa për sedër. Lekët e udhëtimit dhe qëndrimit i paguaj vetë. Po pate kohë e pimë edhe një kafe.

M’i bëj të fala Xhilianës dhe pres përgjigje.

Mos ma harro se e kam çështje dinjiteti. O ja dhjes atij Andi Dobrushës, ose nuk më del shpirti

Sala/dritare.net