Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ilir Meta shpjegon strategjinë çfarë do të bëjë me doktorin!

Ilir Meta shpjegon strategjinë çfarë do të bëjë

Të dashur shokë,

Jemi mbledhur sot që të diskutojmë për rrugën që do të ndjekim pasi unë të lë presidencën.

Dua t’ju them që mos t’i besoni fjalëve që janë hapur për shkarkimin tim nga presidenca. Edhe pesë muaj do t’i ha se s’bën. Fundja po nuk gjetëm gjykatës në Shqipëri, do ta gjejmë ndonjë gjykatës në Francë apo Rusi që ta hedhë poshtë shkarkimin tim si në rastin e videos ku e gjithë bota e mësoi se unë nuk ndaja lekët. Por të jeni të sigurt që nuk dal nga ajo derë.

Si fillim dua të them që radhët tona janë më të shtrënguara se kurrë, pavarësisht se jemi ulur një person çdo 4 karrige. Ne e zbatojnë distancën e pandemisë pasi jemi parti e integrimit dhe jo si Lul Brava që numëron katër veta në një karrige.

Sot jemi më të fortë se kurrë pasi në radhët tona u shtua edhe doktori. Hë mor vëllezër, sidomos ju që vini nga PS, na u merrte mendja që të bëheshim bashkë me doktorin, ë?!

Ëëëëëë. Ne duhet të përgatitemi fuqishëm për luftë edhe në ilegalitet. Kjo diktaturë që po vjen dhe që e ka paralajmëruar me kohë doktori, nuk do të ndalet me kaq. Ata kanë filluar edhe me shkarkimin e Mand Dukës nga FSHF. Si mund të shkarkohet një njeri që ka vetëm 20 vjet në krye të FSHF? Duhet ta bëjmë problem këtë sulm në gjithë institucionet botërore. Tani, Mandi edhe mund t’ia linte gruas për një mandat, siç bëra unë, ose t’ia linte Tit Vasilit një vit dhe pastaj të bënte zgjedhje të parakohshme. Se Titi vërtet nuk ka luajtur ndonjëherë futboll ama di si hahen farat e kungullit, eksperiencë kjo e domosdoshme në ndeshje futbolli dhe protesta.

Ëëëëëëë. Për sot po e mbyllim këtu. Por dua të sqaroj se për disa ditë e kam ndaluar recitimin e poezive për shkak se po mësoj poezi në anglisht, meqë pata sukses herën e fundit. Dhe meqë jemi tek poezitë, mos e ngatërroni librin “Fije bari” të Uollt Uitman me libër agronomie siç e ngatërrova unë kur doja të mbillja bar tek vila në Lalëz dhe bleva librin për agronomi dhe më doli që ishin poezi. Se këtu më hipi edhe qejfi i poezive.

Ëëëëëëëë, ça do thoshja unë tjetër? E nejse, e themi herën tjetër./dritare.net