Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Ilir Meta i shkruan Departamentit të Shtetit!

Ilir Meta i shkruan Departamentit të Shtetit!

Të nderuar zotërinj!

Vitet e fundit është vërejtur një rritje e sulmeve tuaja kundër njerëzve që sollën demokracinë në botë.

Kjo, veçanërisht në Shqipëri, ku po sulmohen vazhdimisht sjellësit e saj.

Ka filluar me sulmet ndaj doktorit. E akuzoni atë si të korruptuar. Madje jo vetëm atë por edhe teta Lilin.

Është e pafalshme kjo që bëni duke e shtrirë sulmin tuaj në stilin komunist, edhe në familje. E vërteta është që ne lekët në shtëpi i mbajmë se nuk jemi si ju që edhe kur shkoni në restorant me gruan, e ndani llogarinë. Por kjo meriton një dekoratë si familje me unitet dhe jo si familje hajdute.

Doktori ka qenë gjithmonë shembull i ndershmërisë. Ai vërtet mund të ketë vrarë, por ka vrarë për qejf dhe jo për t’u pasuruar.

Ka thashetheme që edhe unë jam pasuruar. Nuk është e vërtetë. Aktualisht jemi në tratativa për të shitur macen pasi nuk na del rroga t’i blejmë ushqim. Doktori më thotë të bëj durim pasi ditë të mira do të vijnë, por unë jam pesimist.

Ndërkohë 6 nga 11 banjat që kemi në Gjirin e Lalzit i kemi jashtë përdorimit pasi nuk kemi lekë t’i riparojmë. Por edhe ato që janë në përdorim, nuk i përdorim me kapacitet të plotë se po mbajmë dietë.

Ndërkohë, sa rrini e merreni me teta Lilin, futini ndonjë të shpallur “non grata” Monës që të më lirojë edhe vendin në parti. E thashë hapur tek intervista e fundit, por ju mesa duket mendoni që më mirë të ma nxijë jetën ajo deri në atë pikë sa të më duket burgu shpëtim.

Po e mbyll duke rikonfirmuar se pavarësisht akuzave që na bëni, unë dhe doktori mbetemi proamerikanët më të thekur në këtë vend./dritare.net