Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Fjalimi me dyer të mbyllura i Berishës!

Fjalimi me dyer të mbyllura i Berishës!

Të nderuar demokratë dhe demokrate,

Lufta që filluam nëntë muaj më parë më së fundi e dha rezultatin e vet. Ne sot kemi një parti më të hapur. Këtë e vërteton fakti që kandidat për kryetar jam vetëm unë. Të tjerët e kanë kuptuar që në një votim të pastër dhe të ndershëm siç di ti bëj vetëm unë, e kanë garën e humbur.

Ne sot kemi një parti më demokratike se vetë demokracia. Dhe këtë e tregon fakti që të gjithë janë të lirë të votojnë për mua.

Ne kemi sot një parti më gjithëpërfshirëse. Diktatura e Lulit nuk i kishte lënë mundësi kushërinjve të mi të merrnin vlerësimet e duhura. Sot ata përbëjnë një të tretën e këshillit kombëtar dhe kjo rrit besimin se meritokracia është kriter bazë për të ecur përpara në këtë parti.

Pas eleminimit me ndihmën e Gon Zhukrit të klikës së Lul Bashës, kjo parti është më e bashkuar se kurrë. Por ky proces i ndihmoi partisë tonë të pastrohet nga armiqtë e fshehtë dhe të dalë me e fortë se kurrë. Tani, ne vërtet kemi 20 përqind të elektoratit, edhe këto të mbledhura me ndihmën e Likes dhe Qifes, por siç thonë lebërit të cilët unë i kam në zemër, më mirë pak e saktë se shumë e për lumë.

Sot që flasim, regjimi i Edvin Ramës dridhet nga forca jonë dhe po kërkon shpëtim tek Putini dhe Sorosi.

Shumë shpejt me përmbysjen e këtij krimineli, do kthehen kohët e arta kur të kërkuarit nga policia hanin dreka me shefat e saj, kur korrentin e paguanin ata që nuk dinin të vidhnin, kur në hipoteka të qëronin shtëpinë, kur tesera e partisë tonë ose diploma e Kristalit ishte CV më e mirë për punësim.

Dhe një të fundit: Mos kini frikë që jam pak në moshë. Nuk më del shpirti mua pa ja vënë flakën edhe një herë Shqipërisë./dritare.net