Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Fjalimi mbresëlënës i Monikës mbrëmjen e sotme në sheshin e teatrit!

Fjalimi mbresëlënës i Monikës mbrëmjen e sotme në

Të dashur artdashës demokratas dhe lësëistë!

Sot ne humbëm godinën e teatrit. Mbase ju nuk e dini se çfarë do të thotë teatër. As unë në fakt nuk e di tamam. Vetëm një herë kam qenë në teatër me kukulla se pastaj u bëra deputete. Por është një si punë muhabeti ku dy ose më shumë veta bëjnë sikur zihen ose dashurohen. Këtë punë do bëj edhe unë me ju. D.m.th ne e humbëm teatrin, por do ju bëj unë çdo ditë teatër.

Ja për shembull shfaqja e parë do të jetë sikur unë zemërohem me Ramën. Pas kësaj Rama thotë që do flasë me Ilirin. Iliri do thotë që fol me doktorin. Në sfond, do jetë skenografia të cilën e ndërton Luli. Se ai e mori përsipër që do ta riparojë teatrin.

Në pjesën e dytë futet doktori që premton revolucion. Ai do vijë vërdallë në shesh dhe pas kësaj do sulmojmë ministrinë e rendit që kemi afër. Tani, gjasme do bëjmë se ai Sandri nuk paska qëlluar fare mafishe, por të fut gazin.

Kjo do jetë për natën e parë.

Natën e dytë do të bëjmë një shfaqje tjetër ku në aktin e parë Edi më kërkon falje. Për hir të stabilitetit, unë e fal. Gjatë kësaj kohe ai na jep ca tenderë me të cilët ne zhvillojmë ekonominë. Në aktin e dytë një anëtar i partisë tonë kapet duke vjedhur tenderët dhe ne pasi e dënojmë në mbledhjet e seksionit, ia dorëzojmë drejtësisë. Se ju e dini që ne jemi parti e parimeve të shëndosha morale. Ndërkohë Luli në sfond vazhdon riparimin e teatrit.

Ditën tjetër është teatri sikur Luli është kryeministër. Luli jep urdhër të shkatërrohen vilat e oligarkëve. Kjo çon në prishjen e koalicionit me ne pasi edhe doktori ka frikë se mos na prishen vilat në Gjirin e Lalzit. Luli humbet votimin në parlament.

Më aktin e dytë shikohet Luli që i sulet vilave të Papulit. Por tek dera ndalon pasi Papuli i thotë që ta kam falur qirane e dy vilave. Në këtë ditë Edin e kemi dënuar pasi nuk ka dhënë asnjë tender.

Dhe ja kështu do ta shtyjmë. Jemi të hapur për ide të reja se vërtet teatër s’kemi, por teatër do ju bëjë juve Mona, përditë.

Tani po iki të çlodhem pak në shtëpi që edhe këta ekskavatorët të pastrojnë mbeturinat./dritare.net