
Çfarë tha në mbledhjen e qeverisë Rama para mitingut!
Dritare.net
Sot do mbahet kuvendi i Saliut, ndaj na lind nevoja që të planifikojmë veprimet tona të mëtejshme.
Si fillim të merren të gjitha masat që mos të ikin dritat.
Në kuadër të mbarëvajtjes të këtij evenimenti historik, t’ju kërkohet të gjitha televizioneve që të transmetohet "Live" ky kuvend.
Gjithashtu të merren masa që të çohen disa mbështetës në secilin miting. Toma dhe Aqifi t'i çojnë ca çuna te Berisha. Kini kujdes që të mos jenë tek tribuna e delegatëve se do ngatërrohen në votim dhe as tek mbështetësit pasi mund ta njohin njeritjetrin që nga 21 janari. Futini te tribunat boshe.
Lulit thoini që të mbushi oborin me makina se nuk kemi militantë sa tubime i mbushet mendja të bëjë PD. Kanë edhe ndonjë ditë pushim këta tanët.
Merrni masa që pasi mbështetësit e Berishës të dalin nga mitingu mos të sulmojnë kryeministrinë ne vend të Shqup-it, pasi ju është bërë zakon të sulmojnë kryeministrinë sa herë mbaron fjalimet Berisha.
Pas kësaj do shohim zhvillimet në PD por për çdo rast duhet të pregatitemi që Sala mund të sulmojë selinë. Me këtë rast duhet të çojmë buzë Lanës ca kampera ku të flejë Gazi nëse e nxjerrin nga selia. Të bëhen gati parullat “Shpirtin e japim, vulën s’e japim”, “O Sali o legen prite Gazin se po vjen”, etj.
Ndërkohë ministrat duhet t'i përkushtohen punës. Nuk duhet të jemi refraktarë me firmat që kanë lidhje me opozitën. Prandaj në kushtet e tenderit të futet edhe që duhet të kenë një rekomandim nga PD. Nuk bërtet kot Gazi që kemi vulën, pikërisht sepse është një kujtesë për ministrat që mos të ngatërrojnë firmat pjesëmarrëse.
Kurse nga krahu Berishës të shohim ça vule do bëjë dhe t'i merren parasysh kërkesat.
Tani të presim zhvillimet e ditës së sotme dhe do lidhemi në vazhdimësi./dritare.net

















