Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çfarë bisedoi me dyer të mbyllura Merkel dhe Rama!

Çfarë bisedoi me dyer të mbyllura Merkel dhe Rama!

Merkel: Edi, duhet të shikosh bashkëpunimin me opozitën!

Rama: Patjetër! Ja për shembull i kemi dhënë disa tenderë në ujësjellës dhe rrugë.

Merkel: Je i sinqertë që po i jepni?

Rama: Të jesh e sigurt. Sa herë Luli thotë “do shtrihem në rrugë” dhe pastaj nuk shtrihet, është e sigurt që ka marrë tenderin.

Merkel: Po me korrupsionin në qeveri si do ia bëni?

Rama: Po edhe këta të mitë kur shohin Lulin, u hapet oreksi. Por do përpiqemi ta ulim.

Merkel: Çfarë objektivash keni për mandatin e tretë?

Rama: Po ja, të marrim të katërtin.

Merkel: Po në të katërtin?

Rama: Do vendosim objektivat për të pestin. Ai do jetë edhe më i vështiri pasi del edhe Luli në pension dhe na duhet që t’i rrisim pensionet.

Merkel: Nuk ju duket shumë?

Rama: Nuk e le pushtetin unë pa ia kaluar edhe Gjermanisë. Nuk jam si Sala që u kënaq me vendin e dytë pas jush.

Merkel: Meqë ra fjala, Saliu çfarë bën?

Rama: E shtyn ditën me Metën duke bërë plane sesi do rimarrin sovranitetin dhe nën shembullin e talebanëve të shkatërrojnë Amerikën. Pastaj del me ndonjë deklarate ambasadorja Kim dhe kanë frikë edhe Lulin. Pastaj fillojnë pinë raki të dy.

Merkel: Po për punësimin çfarë do bëni?

Rama: Kjo është një pyetje serioze. Duhet t’ia lini si prioritet pasardhësit tuaj hapjen e të vendeve të reja të punës për shqiptarët. Kjo ka qenë një pikë e dobët e qeverisjes tuaj. Por shpresoj të rregullohet nga ju në të ardhmen.

Merkel: Dmth të iki e qetë unë?

Rama: Pa merak. E ke lënë Evropën në duar të sigurta./dritare.net