Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Doktori shpall këngën e rithemeluesve!

Doktori shpall këngën e rithemeluesve!

Pas primareve që bëri, doktori kur e pa që Aldoja me deklaratat e tij më vend që t’i ndizte, i shkrehu demokratët, vendosi të bënte një deklaratë vetë:

“Të dashur demokrate dhe demokratë të rithemeluar!

Ne bëmë të dielën primaret më të mira në historinë e Evropës. Në këto zgjedhje ne na shërbeu eksperienca e zgjedhjeve të vitit ‘96 të cilat ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria pas atyre që bëheshin në organizatat bazë të PPSH.

Ne arritëm një rezultat historik në këto zgjedhje. Kandidatët tanë fituan 100%. Tani, vari hejbet që asnjë nuk ju di emrat këtyre kandidatëve.

Duhet të përgëzohen komisionet e numërimit të votave që nuk vodhën asnjë votë. Mos shikoni rastet kur ngatërronin emrat se mirë edhe kaq, duke pasur parasysh që numërimi bëhej në rrugë ose në korridore pallatesh.

Këto zgjedhje treguan se vulat e Lul Bravës dhe Gaz Kimikut nuk i duhen as dreqit, se vulat i bëjmë vetë po të duam.

Këto zgjedhje i treguan Edvin Drogës se çfarë është demokraci e vërtetë që do të gëzojnë shqiptarët në vitin 2025, por që vorracakët dhe shkodranët do të kenë fat ta gëzojnë pas dy muajsh.

Këto qenë zgjedhje që ju treguan edhe amerikanëve sesi votohet. Ndaj kënga-motiv e këtyre zgjedhjeve do të jetë:

Dhe në gojë të ujkut hedhim valle/

Lum moj Shqipëri që na ke.

Por, si në traditën me të mirë që kemi vendosur, edhe këtë do ta hedhim në votim dhe ftojmë gjithë rapsodët nga veriu në jug të paraqiten në konkurs./dritare.net