Doktori dhe Meta ndajnë detyrat për fushatë
Dritare.net
Me legalizimin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, Meta dhe doktori ndanë detyrat
Berisha: Ilir, duhet me nda detyrat sesi do funksionojmë në fushatë
Meta: Dakort doktor, ti je ustai
Berisha: Unë duhet me u marr ca kohë me Ukrainën. Është situata e rëndë aty Ilir. Më kujtohet kur u anëtarësova në Partinë e Punës, ishte një situtë e tillë ku rusët sulmuan Çekinë
Meta: Prandaj u anëtaësove në LSI doktor, ë? Nuk më kishte vajtur mendja. Por do të japim teserën numër tre, se njëshi jam unë ndërsa dyshi Tit Vasili.
Berisha: Nuk jam kundra. Po Monën?
Meta: Atë do ta bëjmë kandidate partie për rezultate të dobëta. Po përpiqet të më marrë me të mirë duke publikuar ne tiktok valle, por nuk më bie inati
Berisha: Keni filluar flini bashkë?
Meta: Po, po doktor. Filluam që pas 25 prillit. Bashkimi bën fuqinë
Berisha: Si tu dukën kandidatët?
Meta: Shumë mirë. Po humbëm unë them që ishin të Berishës, ti thuaj ishin të LSI.
Berisha: Po lekët e KQZ si do ti ndajmë
Meta: Doktor, që mos ta dhjesim pa filluar, lekët janë të miat. Duhet ta kemi të qartë që edhe po u fitua ndonjë bashki tenderat janë tonat.
Berisha: Ilir, po sikur nuk funksionojnë kështu koalicionet
Meta: Doktor, këto thuaji kur del në televizion. Se këtu je ushtari im. Më thuaj faleminderit që të hapa derën dhe nuk të lashë në breg të Lanës
Berisha: Dakort partner
Meta: Partner kam Tit Vasilin unë se ka 300 vota. Ty do të bëj kur të marrësh ndonjë votë./dritare.net