Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Departamenti i Shtetit kërkon ndihmën shqiptare: E kujt është letra?

Departamenti i Shtetit kërkon ndihmën shqiptare: E kujt

Departamentit të Shtetit i ka mbërritur një letër pa firmë dhe vulën e një institucioni. Ishte në shqip dhe hamendjet janë që vjen nga nga një institucion shqiptar. Gjithsesi për ta gjetur ata vendosën ta botojnë. Ja çfarë thotë:

"Ne, presidenti i popullit, i bëjmë thirrje imperialistëve amerikanë që të largojnë duart nga vendi ynë. Hec..

Ky vend ka zot. Ju bëjmë me dije se Karaburuni është hekur dhe beton dhe çelësi Otrantos është në dorën tonë. Hec...

Ju bëjmë me dije se ne nuk jemi sorra si iranianët që ju sekuestruan diplomatët pastaj i lëshuan. Ne jemi shqiponja që po ju futëm kthetrat, ju hamë mëlçinë me raki. Hec..... Ue, e paparë kjo rakia e sotme. Kush e ka sjellë? Ë? Thuaj të bjerë edhe një zamzane tjetër.

Klika në pushtet në Shtetet e Bashkuara mos ta gënjejë mendja që mund të ndërhyjë në punët tona te brendshme. Do ja presim duart! Në 25 prill do ju marrim paratë edhe oligarkëve se buxheti është trokë dhe kemi mbetur pa lekë dhe domethënë u bënë katër vjet që s’po na kap sqepi gjë, ndaj pushteti popullor me në krye seksionet e partisë të bëjë listat kush do japë dhe sa do japë, se do ja u shpërblejmë në fund. Hec...... ëëëëëë.....ku do dilja unë? E varja! Lërjani Titit vazhdimin..."/dritare.net