Blinken rrezikon të shpallet non-grata në Shqipëri
Dritare.net
Berisha: Ilir, si je?
Meta: Keni gabuar numër.
Berisha: Ilir, Saliu jam.
Meta: Keni gabuar numër zotëri.
Berisha: Sali Berisha me thonë or ti.
Meta: E mirë, mirë, se tani u kthjellova se po kërcenim.
Berisha: Kërcen prifti nga belaja i thonë kësaj. Nejse. A je në dijeni të situatës?
Meta: Jam doktor. Po marr masa t’i shpallim luftë Amerikës. Kam nxjerrë urdhër të dalë në det të hapur aeroplanmbajtësja “Abdyl Frashëri” dhe kryqëzori “Prek Cali”. Kam urdhëruar divizionin tankist “ Vojo Kushi” të rrijë në gjendje gatishmërie dhe brigadën parashutiste “Krahu i Shqiponjës” që të rrijë në avionë.
Berisha: Ilir, keni gjë raki tek ai sebepi ku po kërcen?
Meta: E kemi të shkëlqyer doktor. Do vish?
Berisha: Hej bela? A ke biseduar me amerikanët?
Meta: Bisedova doktor. U thashë që po e zgjatët shumë bashkë me doktorin do shkojmë më Karaburun, i cili pa pasur frikë se nxjerr ndonjë sekret, është hekur e beton dhe çelësat e Otrantos i kemi ne.
Berisha: Ilir, Ilir, mirë e ke por në Karaburun nuk na lënë dukatasit të futemi se thonë që e kanë pronë të tyre. Lëre pastaj që po na plas ndonjë sherr se u kujtohet Rahmani dhe hamë ndonjë dru.
Meta: Nuk ka burrë nëne që tremb shqiptarët.
Berisha: Or ti, do pushosh duke parë videot e Enver Hoxhës në youtube apo si e ke hallin?
Meta: Po me këtë Blinkenin ça do bëjmë doktor? Ta shpallim non-grata? Po më the ti, nuk e lë të futet në Presidencë unë. Ia bëj si ia bëra atij gjermanit të OSBE-së. E mban mend ë? I madh u tregova.
Berisha: Ilir, jo, mos bëj asgjë. Kur të jesh esëll, dëgjohemi./dritare.net

















