
Thonë që Saliu do të fillojë punë si këshilltar i Lulit kur Luli të fitojë zgjedhjet dhe bëhet kryeministër.
Ky është momenti kur vjen Luli në zyrë në mëngjes ?
Hyn në zyrë dhe gjen Salën që ka ardhur pa gdhirë mirë dhe është ulur atje ku është mësuar të ulet, d.m.th te vendi km-
Mirëmëngjesi shef, si u gdhive ?
- Po si të gdhihem or ti, çfarë janë këto shifra që lexoj këtu unë, punojnë këta apo tallen?
- Jo shef, po ..
- Ore ça jo thua, m'i thirr pak të gjithë në mbledhje shpejt!
- Ja shef, ika...
-Thirr edhe kryetarin e LSI-së
-Monikën shef?
-Or ti, Ilirin të thashë. Monikës thuaj të na bëjë ca speca të mbushur për drekë, se i qan ato. Edhe ca hallve në fund se me pëlqeu videoja e Jalës
-Patjetër shef!
...kalojnë disa minuta... hyn Luli
-Shef, gjithçka në rregull
-Shumë mirë Lulzim, prit te sekretarja se mund të më duhesh. Dale-dale, prit: A kemi ndonjë lajm ça ka bërë ai drogaxhiu? Po nuk ke, nxirr atë të Boldit të sajojë ndonjë gjë.
-Po ata nuk më dëgjojnë mua shef, vetëm Llallën. Edhe atë po ia çoi me shkrim.
-Or ti, atë të Boldit, atë qe duket si sirianet e Isisit. Thuaj të sajojë ndonjë përgjim. Nuk do të merrem unë me te gjitha. Bëj ndonjë punë. Je kryeministër e çfarë je?
-Si urdhëron shef! Ika.
-Dhe thuaj Ilirit të mos vonohet se kam punë
-Si urdhëron shef!/dritare.net

















