Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Biseda që futi në sherr Metën me Berishën!

Biseda që futi në sherr Metën me Berishën!

Meta: Doktor më ke lënë të mahnitur me përparimin që ke bërë në marrjen e PD. Rusët duhet të të kishin marrë ty që të planifikoje pushtimin e Kievit.

Berisha: Faleminderit Ilir, por ne jemi në krahun e Ukrainës. Unë edhe në PPSH u futa kur sovjetikët shtypën revolucionin e Pragës. Por nuk na nisën atëherë t’i luftonim. Tani mosha bën të vetën por do kisha shkuar në Ukrainë.

Meta: Shumë e drejtë doktor. Por disa këshilla duhet t’ja japësh Zhelenskit. Pwr shembull të dalë me deklarata si ato që bën ti të tipit sesi Edi Rama po dridhet prej teje; sesi brenda vitit do rrëzosh qeverinë apo si do marrim Kosovën vitin tjetër.

Berisha: Nuk tregohen taktikat Ilir.

Meta: E drejtë doktor. Unë ndërkohë po urdhëroj vënien në gadishmëri të armëve taktike bërthamore kurse ato strategjike t’i lemë kur Rama të fitojë zgjedhjet lokale. Ta qesim fare doktor.

Berisha: Ilir, je duke folur sikur je Putini. Edhe rojet e tua Rama t’i ka lënë pa fishekë. Ke filluar pi prapë?

Meta: Jo jo doktor, e kam lënë. Ama sikur të kishim ca bërthamore taktike mirë do ishte. Ta shikonte Yuri pastaj se kush ishte më trim Putini apo unë. Fundja ça ka më tepër Putini? Unë president, ai president; atë nuk e takon njeri, mua nuk më takon njeri; ai i ka inat amerikanët, unë po ashtu; ai ka Donbasin me vete unë dhe ti kemi Tropojën dhe Skraparin. Vetëm ato qerata raketash taktike na mungojnë

Berisha: Ilir, këtu ndahemi or zotëri. PD është parti properëndimore që e treguan edhe votimet e 6 marsit

Meta: Doktor, këto përralla tregojua atyre të Foltores se pa votat e LSI dhe Qifes, ta tregoja unë fitoren./dritare.net