Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha zbulon skemën si i ndante Tahiri, lekët e drogës!

Berisha zbulon skemën si i ndante Tahiri, lekët e drogës!

I dashur Ilir,

Tani po të drejtohem me emër se helbete jemi anëtarë të së njëjtës parti.

Po të shkruaj se kam një zbulim të rëndësishëm. Kuptova sesi Saje Qorri i ndante lekët e hashashit.

Si fillim duhet me thënë që këta janë fare diletantë. Nuk e kapin dot nivelin tonë. Është e vërtetë që ne patëm probleme të vogla, si psh kur unë hodha në erë 26 veta, përfshirë baxhanakun, ose kur ty të kapën gafil duke ndarë 700 mijë euro, si fara kungulli, por ne kishim edhe momente shkëlqimi, psh kur i jepnim rafinerinë e Ballshit një kamerieri, apo blinin zhgaravinat nga 100 mijë euro. Imagjino të dinte Lili ose Mona të pikturonin, ça leku do kishim bërë?! Gjithsesi ne kemi qenë mjeshtra të mbyllnim gojët si ai Trebicka që nuk i rrinte gjuha ne vend, apo Dritani që iku me të shumtit. Ore, na do edhe Zoti ne se jemi të mirë.

Pastaj ne nuk e kishim zakon të shisnim shokët. Nuk jemi legena ne. Shiko si bëjnë të gjithë si biznesmenë këta tanët tani.

Ama e hëngri burgun Saje Qorri, ë? Dhe nuk iu dridh qerpiku labit. Kurse ti nuk dukesh se e mban. Se ke filluar dhe flet përçart. Apo e ke nga rakia? Po e pi rakinë që të nxjerrësh frikën? Po edhe unë nuk është se e kam qejf burgun, jo. Por fat që ligji nuk i fut në burg pleqtë mbi 70 vjeç se i quan të rrjedhur. Megjithatë shyqyr Zotit ka akoma shqiptarë që më marrin seriozisht.

E që ta pata fjalën, e zbulova skemën sesi këta fitojnë lekët. Le që po ta them herë tjetër se e di që të ze leximi dhe të vjen gjumë. Meqë ra fjala mëso ndonjë poezi tjetër ta recitosh se je nam fare me ato.

Puç puç, Sala/dritare.net