
Berisha sqaron antarësinë e PD kë duhet të votojnë për bashkitë!
Dritare.net
Partia Demokratike është përfshirë në diskutime për kandidatët në zgjedhjet lokale.
Në zbatim të principeve të Rithemelimit, anëtarëve iu është lënë në dorë që të propozojnë se cili do të jetë kandidati në qytetet respektive.
Pas primareve, doli që shumica dërmuese e delegatëve kishin propozuar Sali Berishën si kandidat për kryetar bashkish në të gjitha qarqet, si në Tiranë ashtu edhe në Ersekë.
Meqënëse në PD është bërë ves që fletët e votimit janë me numra, por edhe nëse votohet ndonjë tjetër është bërë zakon që i pari të dalë Berisha, për të qenë brenda, anëtarët tani nuk lajthisin dhe vendosin gjithmonë emrin e kryetarit legjendar.
Për të dalë nga situata Berisha nisi një qarkore:
Të dashur rithemelues,
Duhet t’ju falenderoj nga zemra për vlerësimin që më keni bërë, por duhet të ritheksoj se ditët e zeza kur ju detyroheshit të votonit kryetarin, kanë mbetur pas.
Unë ju lashë një parti të pastër si qelibari ku votimi ishte i shenjtë. E kujtojnë me nostalgji atë kohë të gjithë konkurrentët e mi. Është e vërtetë që votues të entuziazmuar i rrihnin kundërshtarët e mi, por unë nuk kam pasur dijeni për këtë.
Me ardhjen e Lul Besprerit në krye të partisë, ne përjetuam shtypjen e zgjedhjeve të lira. Partia që themeloi zgjedhjet e lira në 26 maj 1996 me rrahjen si mushka të kundërshtarëve, papritmas u bë viktimë e manipulimit.
Por ato kohë kanë marrë fund. Lul Basha dhe Alibeaj e kanë vendin në koshin e historisë.
Ditët e bardha vijnë paskëtaj.
Në mbyllje ritheksoj se duhet të më votoni mua vetëm për kryetar partie. Për kryetarë bashkish do merrni udhëzime të mëtejshme.
Rrofshin zgjedhjet e lira
Rroftë vota e lirë
Rroftë Partia Demokratike
Rroftë Gon Zhukri/dritare.net

















