Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha kundërshton autorët e peticionit kundër Yuri Kim

Berisha kundërshton autorët e peticionit kundër Yuri Kim

Të nderuer zotërinj!

Ju falenderoj për iniciativën që keni marrë për peticionin për heqjen e Yuri Kim nga ambasadore e SHBA.

Por duhet me e theksue se ka disa gabime thelbësore.

Nuk duhet në asnjë mënyrë me e faktorizue këtë zonjë. Është njësoj sikur Amerika të shpallte nongrata Aldo Bumçin për Gërdecin. Jo ore zotërinj. Bumçi nuk di me dallue granatën ofensive nga ajo difensive, lere pastaj ti çmontonte. Ne duhet me ruejt ca standarte.

Prandaj propozoj si fillim që peticioni të jetë për heqjen e Bajdenit nga Shtëpia e Bardhë. Kjo do jetë goditje spektakolare. Le të bëhemi 100 mijë firma dhe pastaj le mos ta heqin amerikanët. Kështu do ta demaskojmë fallsitetin e demokracisë amerikane. Jo po ti nuk mund të më shpallësh mue nongrata me një procedurë okulte dhe nuk heq Bidenin me votim të hapur.

Nëse ata nuk tërhiqen, duhet ta organizojmë vetë votimin si në dhjetor, tek Arena. Pastaj i themi Gon Zhukrit ta shpalli të vlefshëm. Pas kësaj kemi rënë dakort me Metën që si akt të fundit madhor në presidencë ta shpallë Bidenin nongrata. Kjo do jetë pikë tjetër kulmore e presidencës pas asaj kur desh u rrah me policët e Erion Velisë tek ish selia e PD ku vramë Azem Hajdarin. Dmth e vranë.

E kështu kështu, jemi mirë domethënë.

Rradhës tjetër do shpjegoj si do marrim pushtetin qëndror në zgjedhjet lokale./dritare.net