Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha i shkruan Metës: Merr masa që mos të filloj unë!

Berisha i shkruan Metës: Merr masa që mos të filloj unë!

Pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë, doktori është bërë më vigjilent në politikën e jashtme dhe i ka shkruar një letër Metës ku i tërheq vëmendjen për disa probleme.

I nderuar zoti President,

Së fundmi ka zhvillime të reja në skenën botërore ndaj të cilave duhet të merrni masa. Prania e Edi Ramës në qeveri, njeri i vërtetuar nga përrallat që më tregonte gjyshi në Viçidol, se është grek nga Korfuzi, na detyrojmë të rrisim vigjilencën.

Këtë ma ka thënë edhe Dendias i cili ishte i revoltuar me mua pse ju fala det, ndërkohë që Rama po ju fal edhe tokë. Ai nuk më tha se ku është kjo toka, por ne duhet me qenë vigjilent. Se nuk ka mundësi ta tallin trapin në këtë farë feje me mua.

Lidhur me situatën në Ukrainë, ne duhet me ju gjend pranë vëllezërve që kemi aty.

Në këtë kuadër propozoj të çojmë në Detin e Zi kryqëzorin “Abaz Kupi” të shoqëruar nga fregata “Rexhep Mitrovica”.

Ndërkohë të dislokojmë në Dardanele aeroplanmbajtësen “Mit’hat Frashëri” dhe grupin shoqërues të saj.

Mobilizoni divizionin aerotransportues “Kalaja e Dodës” dhe atë tankist “Mali me Gropa”.

Propozoj vënien në gjendje gatishmërie të raketave taktike me rreze të mesme veprimi “Lejleku i Karavastasë” dhe regjimentin e avionëve gjuajtës-bombardues “Thëllënzat e Kurveleshit”.

Nga eksperienca ime mund të them se kjo do ta bëjë të tërhiqet Putini.

Mos harro që avionët të kenë vetëm gjysmë serbatori me benzinë që mos të arratisen në Itali, siç më bëri mua vaki në ‘97-ën me ata pisat që kishin urdhër por nuk bombarduan Vlorën por sosën në Bari.

Për çdo rast mua më ke gati për konsultime, megjithëse e di që ti je shtetar i thekur si puna ime./dritare.net