
Berisha i jep zemër Metës: Bashkë në xhehenem, më mirë se sa vetëm e në xhenet!
Dritare.net
Berisha: Ilir, si ndjehesh sot?
Meta: Po ja, ashtu doktor, pimë kafen e mëngjesit me Monën dhe një teke raki, pastaj edhe dy teke të tjera, për ta mbyllur në fund me një teke.
Berisha: Pse nuk thua që qenke bërë tapë që në mëngjes, si Shqipëria në ‘92-shin?
Meta: Eeee doktor, ashtu të duket ty se nuk e ke provuar.
Berisha: Ilir, duhet me ba gati skemën për ilegalitet. Duhet të fillojmë ngritjen e bazave në Skrapar dhe Tropojë. Njëkohësisht duhet të krijojmë frontin kombëtar me partitë e vogla që nuk janë në qeveri. Pastaj ua fusim atyre dhe e mbajmë vetë pushtetin!
Meta: Doktor, ke pirë gjë edhe ti?
Berisha: Ilir, vetëm një teke. Ishte e shkëlqyr ajo rakia që më nise. Pastaj i futa një lugë mjaltë gështenjash. Do ta nis një kavanoz se është i mrekullueshëm si Shqipëria në kohën e piramidave.
Meta: Dakord doktor. Unë do të nis ca copa keku se i ka bërë të shkëlqyera Mona si zgjedhjet e mia në 2001.
Berisha: A, shumë bukur. Unë du me i mbush mendjen Lilit t’i futet pikturës dhe kur të vijmë në pushtet fillojmë dhe i shesim. I kam thënë që ta fillojë me portretin e Taulant Ballës që t’ia bëjë fytyrën si këpucë e zezë.
Meta: Jo doktor se na del si Tit Vasili e nuk ta blen asnjeri. Më mirë të bëjë peizazhe. Po me armatimin si do ia bëjmë doktor?
Berisha: Këtë do ta mendoj nesër. Kemi pak vështirësi pasi u nxitova në ‘97-ën që i hapa të gjitha depot. Ta kishim lënë ndonjë depo për vete. Por do ta zgjidhim pasi për momentin kam rilexuar vetëm “Kur hidheshin themelet”. Nesër do rilexoj “Rreziku angli-amerikan për Shqipërinë”, dhe do të sqaroj ku i gjenin armët partizanët.
Meta: Doktor, ta mbyll pak se po del vendimi gjykatës?
Berisha: Dhe mos çaj kokë. Po të arrestuam do të marrim si avokat Maks Haxhinë se ai nuk të le pa cigare. Dhe ki parasysh që mos fillo të flasësh pa të caktuar avokat se boll i ke dhënë gojës.
Se gati harrova, po të arrestuan do të fillojmë protestat. Besoj se do të kemi përkrahje të madhe popullore. Por ti mos fol se kështu të marrin edhe si të mençur mileti.
Meta: Pa merak doktor. Jemi burra shteti, jo legena./dritare.net

















