Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Berisha dhe Meta, zgjedhin këngën e fushatës. Ja cila është!

Berisha dhe Meta, zgjedhin këngën e fushatës. Ja cila

Pasi Rama doli dhe këndoi bashkë me endacakun që rri te Liqeni Artificial, këshilli opozitar u mblodh për të shqyrtuar kundërmasat.

I pari e mori fjalën si gjithmonë Berisha.

-Të nderur vartës. Pas këtij akti të paprecedentë të Edvin Kristaq Mavi Drogagji Surratpesleksh Vuçiqoviç Ramës, unë mendoj që të bëjmë një kundërpërgjigje të fuqishme. Nesër të vendosim megafonët me këngë me çifteli te selia jonë.

Monika: Sali, e harrove kur i vendosët atëherë kur do zgjidhej Besnik Mustafa për kryetar i Tiranës dhe dolët me këpucë të kuqe.

Basha: Unë mendoj të vendosim këngë “Dy dele pesëqind pare”

Berisha: Në asnjë mënyrë. Do ju kujtohet njerëzve çmimi i një vile te Gon Papuli. Meqë ra fjala, kënga është “Dy dele treqind pare”.

Kryemadhi: E hedh larg e larg që t’i rrisë pazarin Ramës, ky doktor.

Meta: Një minutë...hic.... se duke u nisur nga numri i skraparllinjve...hic....më mbyti që dje kjo lemza....hic....ishte raki e keqe....

Berisha: Qetësoju një herë

Meta: Nuk pret puna...hic...domethënë mendoj të vemë Demir Zykon dhe...hic...recitimet e Hasan Zyko Kamberit...hic...ai që ka bërë atë vjershën për paranë. Me para i hyn Qabesë/ Ku kanë bërë turqit besë...hic

Berisha: Ore te paraja ju rri mendja të gjithëve ju? Ore do t’i kundërpërgjigjemi atij drogaxhiut?

Meta: Doktor duhet paraja. Me para ju kam hyrë e dalë matanë shqiptarëve unë.

Monika: Po ça ka doktor? Ti vetë në kohën e firmave e kishe parullën “Me ne fitojnë të gjithë”.

Berisha: U mbyll. Do këndojë Luli hymnin. Të paktën kështu nuk do merren me programin dhe kandidatët tanë./dritare.net