
Vetëfundosja e Albin Kurtit dhe vendimi historik i drejtësisë kosovare!
Dritare.net

Nga Kreshnik Spahiu
Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakohshme.
Për të gjithë tifozët politikë të partive në Tiranë apo Prishtinë po jap disa argumente pse vendimi i Gjykatës Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë:
- sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarë që s’kanë njohuri juridike. Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje, dhe rezultati nëse do ishte sërish që asnjë parti nuk arrinte 51% do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje. sërish zgjedhje....... pa limit.
- sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat.
Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj.
- sepse vetë Albin Kurti 4 vjet më parë kur ishte lider i opozitës kishte deklaruar që zgjedhjet nuk janë garë me kuaj apo me tren. Nuk është partia e parë që krijon qeverinë, por shumica e sovranit. Albin Kurti s’mund të mbajë dy standarde. Ndryshe në opozitë dhe ndryshe në qeveri.
- sepse në çdo praktikë ndërkombëtare qeveritë krijohen nga shumicat parlamentare dhe koalicionet, jo nga parti pakice me çerek votash që s’pranon bashkëpunim me asnjë parti.
- sepse kushtetutat nuk ndryshojnë çdo 4 vjet sipas humorit të Vetëvendosjes. Kur ajo është opozitë të mos jetë kryeministri nga partia e parë dhe kur ajo del e para nuk e lëshon karrigen as me dhunë.
- sepse ky vakum parlamentar forcoi opinion ndërkombëtar që shqiptarët nuk krijojnë dot shtet.
Albini humbi plot 250 ditë: 100 ditë pazare me Isa Mustafën me nda tepsinë e pushtetit, plus 50 ditë duke qeverisur me debate dhe shkarkime prej koronavirusit, plus 100 ditë i shkarkuar.
- sepse Gjykata Kushtetuese nuk i ndikua as nga presioni qeveritar, as nga protestat, as nga ambasadat por dha një vendim ligjor dhe të pavarur.
- sepse Albin Kurti e provokoi vetë krizën duke akuzuar një ministër të LDK-së që shprehu shqetësim për krizën e koronavirus
- sepse ethet e pushtetit të Vetëvendosjes ishin më të forta se ethet e Covid 19, aq sa u bë shteti vetëm në Euroje që nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mos dobësohej pushteti i Albin Kurtit.
Për të gjitha këto arsye vendimi gjykatës së Kosovës do mbahet mend si çelësi që do ia msheli gojën dhe oreksin liderëve shqiptarë se Kosova mund qeveriset vetëm edhe me pakicë votash.
Kosova nuk mund shkojë në zgjedhje sa herë partia e parë nuk kalon 51% sepse kjo mund të ndodh 30 herë rresht dhe për hir të një personi nuk do digjet një shtet.
E di mirë që disa injorantë politikë do thonë që krahu i luftës i ka bërë presion Gjykatës. Ndoshta do akuzojnë dhe Donald Trump-in për të dërguarin e tij në Kosovë, por në këtë debat, ata që akuzojnë Amerikën apo UÇK-në, në rastin më të mirë janë mosmirënjohës dhe në rastin më të keq janë spiunë të Beogradit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vuri vulën Vetëvendosjes edhe për programin e saj.
Premtimet për bashkim kombëtar apo flamur kuqezi u harruan. I vetmi ligj që ata miratuan në 250 ditë qeveri ishte martesa burrë me burrë duke legalizuar homoseksualizmin në Prishtinë.
Fatkeqësisht Vetëvendosja kishte harruar ngjyrat e flamurit që premtoi. Dje kaluan ylberin, por jo kufirin me Shqipërinë./Marrë nga Facebook-u i autorit.

















