Na ndiqni edhe në

Opinione

Tym e flakë për të sulmuar SPAK!

Tym e flakë për të sulmuar SPAK!

Nga Ermal Peçi

Një foto e hedhur nga miku im Marsel Dajçi më ndezi fitilin e shkrimit të radhës për arsye se e gjithë fabula e opozitës së Berishës e mbështetur nga qeveria është krijimi i zhurmës dhe kaosit për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit. Në këtë fabul të humbet dëshira të shkruash sepse është e njëjta regji dhe i njëjti skenar i parë prej vitesh, por fotoja që unë pashë ishte mbresëlënëse si mesazh. Deputeti që mbante në dorë tymueset, flakët që ishin ndezur tek vendi ky ulet Basha dhe mbishkrimi sipër ishte, "Forca Shqipëria". Forca Shqipëria që tregonte se deputetët e foltores po kthehen si tifozët Kuq e Zi, të cilët sot po përgatiten të festojnë për kombëtaren tonë. Por ndërkohë që sot Shqipëria feston për ekipin e futbollit, i cili nëpërmjet gjakut të ri dhe muskujve arriti të jetë triumfuese, në anën tjetër qytetarët shqiptarë po bëjnë tifo për SPAK, duke thërritur "Forca SPAK".

Pritshmëritë e qytetarëve janë shumë të larta kur vjen puna tek goditja e pengmarrësve të së ardhmes së tyre dhe hajdutëve të xhepave, të cilët me duart e tyre kanë hyrë në çdo sofër shqiptare. SPAK po tremb klasën politike si mazhorancën, por edhe opozitën e errësirës, por ndërkohë tymi dhe flaka pushtonin parlamentin, në anën tjetër Bledi Çuçi, pyetjes së gazetarit për ngritjen e komisioneve dhe përgjigjen në të cilën Dumani ishte pro komisioneve pasi ato na ndihmojnë e nuk na pengojnë, Çuci u shpreh se Altin Dumani të bëjë drejtuesin e SPAK e jo të japë opinione. Një panoramë, e cila tregon se tashmë klasa politike shqiptare ka një armik të përbashkët, i cili e ka emrin DREJTËSI, por që SHBA zgjodhi në krye të saj Altin Dumanin, I cili në fakt po jep rezultate e po i kthen besimin shqiptarëve. Besim, i cili njësoj si tifozët po brohorasin për rezultatet e Shqipërisë në futboll ashtu edhe shqiptarët po bërtasin për rikthimin e drejtësisë, Forca SPAK!/dritare.net