Na ndiqni edhe në

Opinione

Tri dosje të pazakonshme!

Tri dosje të pazakonshme!

Nga Rexhep Qosja

Tri dosje të pazakonshme!

Marrë nga romani i sapobotuar, "Të fshehtat e treguara"!*

Roma është mumie që nuk flet!
Hajde merre vesh se çka krejt e ka bërë të dyshojë në shqiptuesin e kësaj fjalie, të shkruar e të përdorur në tjetër vend shumë kohë më parë se këtu, përgjuesin që e ka futur në dosjen e tij të mallkuar me të cilën, qe, e paska pasuruar Arkivin Shtetëror.
DOSJA nr.1231
Këto fjalë disa qytetarë po i quajnë fjalë të reja, por disa nuk janë të reja.
Këto fjalë disa qytetarë të tjerë po i quajnë fjalë me ngarkesë të madhe kuptimore.
E disa qytetarë të tretë po thonë se këto fjalë përmbajnë kuptime antishtetërore dhe antisocialiste demokratike.
Fjala e re largarritje, fjala vjen, është fjalë me ngarkesë të madhe, revolucionare, madje subversive!
Asardhje, askundje, baraslarguar, gjuhëpërdalë, barastrajtuar, gjerëpërfshirës, asdije, bashkudhëtuar, gjeratore, bashkëmartuar, kujtimore, mendimore, qefinore, atjehja, besëshkelur, frelëshuar, fuqidhënës, lehane, gjithçkashikues, përnjësohet, dreqoset, gjithçkangrënës, gjithçkaveshës, gjithçkazhveshës, përjashtje, përbrendje, askundje, qihane, memorizim, karnevalizim, sfingëzim, bërrylëzim, kiçerizim, orgazmim, sulltanizim, rrugaçërizim, i personalshëm, i shumëvirtytshëm, i urithshëm, largarritje, largarritëse, i hudumuar! E të tjera.
DOSJA nr. 1232
Me dhimbset shumë, shumë, pa masë Baca! Për herë të tretë e çuan në atë burgun e mallkuar të Beogradit e quajtur “Zabelë”!
Do të bëjnë çmos për të zbuluar autorin e këtyre dy fjalive, që shprehën dhembje aq të madhe për armikun e sistemit tonë shtetëror dhe të shtetit tonë, Adem Demaçin.
DOSJA nr.1233
Dosje të mallkuara!
Po t’i lexonte Havaja s’do ta merrte gjumi gjithë natën.

*Pjesa e shkëputur nga romani “Të fshehtat e Treguara”, shtëpia botuese Toena!/dritare.net