
Si u shuan 4 kandidatët për kryetarë të Partisë Demokratike: Selami, Hajdari, Pashko, Olldashi!
Dritare.net
Nga Kreshnik Spahiu
Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (Kryetarit të parë të Partisë Demokratike).
Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidatë për kryetar të asaj partie.
1995 - Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vjet.
1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati i deputetit nga partia e tij.
2006- Zv/kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar të PD-së vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20-vjeçar.
2013- Sokol Olldashi ndërron jetë në një aksident rrugor, pikërisht dy muaj pas kandidimit për Kryetar të Partisë Demokratike.
Azem Azem nuk je vetëm. Radha është e gjatë!
Tokë e Xanun.
E ka xan Lulzmi, por ti s'e ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Holandë.
Ai funksionon veç me pare, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerrë tradhtare.
Gjithsesi vajzën s’ta kanë vra. E kanë lënë edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtru.
Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra anëtar dhe nuk mora teserën e asaj partie.
Veç tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjësohen, emigrojnë ose i poshtojnë si në asnjë parti tjetër.
Ende komandon njeriu më besëprerë i kombit shqiptar.
Jam me fat që kurrë s'u bëra pjesë e tyre!
U linda dhe do të vdes Kuqezi, jo bradheblu...
(Foto Kreshnik Spahiu dhe Azem Hajdari duke drekuar, një dite para vrasjes)/Marrë nga Facebook-u i autorit.

















