Na ndiqni edhe në

Opinione

Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!

Rama duhet të qeverisë me Bashën në mandatin e tretë,

Nga Kreshnik Spahiu

Vitin tjetër do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mund të jetë ky:

1- Qeveri Rama 3

2- Qeveri Basha + Monika

3- Qeveri Rama 3 + Monika

4- Qeveri Rama 3 + Basha

Koalicionet janë të detyrueshme në bazë të kalimit pragut 71 deputetëve. Partia Demokratike ka 30 deputetë më pak se Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit. Rezultat tejet i thellë për t’u tejkaluar.

Nga ana tjetër Rama në mandatin e tretë e ka të vështirë të mbajë timonin vetëm sepse është tejet i konsumuar 8 vjet.

Ai mund të dalë i pari në zgjedhje, por me një rezultat nën 50%.

Marrëveshja e re Rama-Basha për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, nuk do të lejojë futjen e partive të reja në Kuvend.

Me pak fjalë Rama dhe Basha po tentojnë të çimentojnë të dy pushtetin politik edhe 20 vjet të tjera.

Në këto kushte, shpresa e vetme për revolucion është që ata të qeverisin së bashku dhe pastaj populli t’i largojë me shqelma.

Mos u habisni nga kjo ide.

Kjo është mënyra e vetme që Shqipëria të thyej establishmentin shekullor.

Çdo rezultat zgjedhjesh zgjaste jetën treshes Rama-Meta-Basha.

Qeveria e përbashkët Basha-Rama do të zgjidhë disa probleme:

- do të bashkojë dy forca politike të cilat ishin pjella të Partisë Komuniste, me dy sekretarë partie të emëruar nga Ramiz Alia: Berisha dhe Nano.

- do të legalizojë një martesë të fshehtë si kjo e viteve të fundit Basha-Rama

- do të qetësojë militantët kokëpalarë që si tifozët e Tiranës dhe Partizanit bëjnë sherr edhe kur ndeshja është shitur nga dy ekipet.

- do të bashkojë dy parti që s’kanë asnjë dallim programor apo ideologjik

Në fund ka një deduksion politik:

Shqipëria ka nevojë për alternativa dhe faktor të tjerë politik.

PS-PD e mbajnë me dhunë sistemin e votimit dhe numërimit.

Tregu politik kontrollohet nga një oligarki, por e ndarë në tri parti.

Kanë ndarë rolet dhe kanë bllokuar edhe llogoren e opozitës duke sabotuar çdo kauzë që lind nga populli.

As revolucion nuk ndodh sepse del me vrap Meta në krye me flamur të vjedhur, ose Basha me zjarrfikëse për ta shuar protestën.

Për këto arsye zgjidhja e vetme është qeveria e përbashkët Basha-Rama-Mona, dhe nga ana tjetër populli të bashkohet rreth një opozitë të re që do të lindë për t’i shporrur të tre nga skena politike.

Lufta e tyre nuk është vetëm kush merr pushtetin por edhe kush bllokon hapësirën opozitare.

Bashës nuk i vjen rreziku nga Rama, por nga një opozitë tjetër që mund të lindë dhe ta rivalizojë.

Shqipëria s’ka nevojë për rotacion, por për revolucion!

Revolucionin nuk mund ta ndezin ish-pushtetarët, por qytetarët.

Ata që studiuan në Tiranë, Romë, Londër, Oksford, Neë York, Berlin, por që sot punojnë kamerierë se nuk kanë pranuar as të ngenë shalët për t’u punësuar në administratë dhe as kanë çuar zarfe për të qenë pjesë e listës palaçove që fut Luli në Parlament.

Rotacioni na çon 30 vjet pas, prandaj lërini të qeverisin 2-3 vjet së bashku.

Ky do të jetë fundi i tyre..../Marrë nga Facebook-u i autorit