Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?

Pse opozita s’doli në protesta, kundër ndryshimeve Kushtetuese?

Nga Kreshnik Spahiu

Vetëm po të kaloni mbi trupin e Lul Bashës, do të mund ta ndryshoni Kushtetutën. Kjo është barsoleta që këto kohë qesh çdo kush në tavolina, sa herë që Zoti Luli kërcënon që diçka nuk do të ndodhë.

Po, u betua Luli, gjithmonë ndodh e kundërta.

Kushtetuta ka 7 ditë që është ndryshuar dhe opozita nuk ka nxjerrë dot as 7 veta në protesta.

Por a e dini pse ajo nuk doli në shesh për të kundërshtuar:

- sepse ajo nuk ka më asnjë bashki nën kontroll, me paratë dhe punonjësit e së cilave mbushte sheshet. Bashkia e Kamzës, Lezhës, Vorës, Shkodrës, Tropojës, Kuksit, etj nuk drejtohen nga kryetar demokrat që të mbushin autobusët me stafin e bashkive dhe t'i nisin ata me sufllaqe drejt Tiranës.

- sepse dega e Partisë Demokratike për Tiranën është inekzistente

- sepse opozita u përpoq të protestojë për Teatrin dhe nuk mblodhi as 500 veta

- sepse protesta e fundit e opozitës ka qenë në 30 qershor 2019 dhe ka më shumë se 1 vit pa protesta

- sepse askush nuk beson më Lulzim Bashën që mund të fillojë një kauzë dhe nuk e tradhton rrugës

- sepse as ndërkombëtarët nuk mbështesin protestat me lider të korruptuar dhe në mënyrë të dhunshme

- sepse Kushtetuta u ndryshua por u me lista të hapura i miratua dhe opozita nuk mund të protestojë kundër popullit i cili kërkon të zgjedhë deputetë dhe jo t'i emërojë kryetari.

- sepse nga ndryshimet kushtetuese nuk doli ajo çfarë gënjeu Zoti Luli, që koalicionet nuk do të lejoheshin. Përkundrazi, koalicionet do të lejohen si në gjithë Evropën me një listë unike

- sepse opozita është e përçarë nga kjo kauzë pasi LSI përfiton 40 emra në listën unike prej 140 kandidatë të opozitës,

- sepse Partia Demokratike nuk ka moral të kundërshtojë ndryshimet kushtetuese të njëanshme pasi ajo i ndryshoj me Berishën sistemin zgjedhore për 24 orë në 2008 duke detyruar Ilir Metën dhe 20 deputet opozitës atëhershme të bllokoj parlamentin me grevë urie.

- sepse në thelb Monika dhe Iliri janë dakort me ndryshimit Kushtetuese sepse do përfitojnë dyfishin e PD-së.

Opozita sot është e ndëshkuar të vuajë të njëjtën arrogancë pushteti me të cilën ajo u soll 10 vjet më parë.

Nëse e gris Kushtetutën për interesat e kryetarit, atëherë do të paguash të njëjtin haraç.

10 vjet më parë Berisha ndryshoi sistemin zgjedhore dhe Kushtetutën sepse i plasi Gërdeci. Sot Partia Demokratike duhet të durojë ndryshimet kushtetuese jo se plasi depoja në Bejrut, por sepse duhet të durojë formulën e “Gërdecit” koalicioneve ku sipas ligjit dhe rezultatit zgjedhjeve 2017, nga lista me 140 deputetë, do t'i duhet 65 emra t'i marrë nga “Opozita e Bashkuar”, pavarësisht se Luli po nxiton të publikojë 2000 propozime pa përmendur asnjë emër apo kandidat aleatësh.

Në fund do t'i plasë “Gërdeci” kur:

- Komisioni Nishani, Rruli, Mustafaj do t'u duhet që gjysmën e listës ta qethin për aleatët e koalicionit.

- Kur 1940 emra të propozuar nga baza ta shohin veten në koshin e plehrave të SHQUP sepse do t'u duhet t'u ndërrohen emrat me gjimnazisteve që vendos Monika në lista.

Duroni dhe pak muaj, dhe zhurma e shpërthimit të listave do të jetë më shurdhuese se Gërdeci apo Bejruti.

Prandaj, askush nuk mendon të protestojë se jo vetëm që nuk u shkon askush prapa, por mund të ndodh të shqyhen për listat që tek “Ura e Lanës”, pa mbërritur turma te Kryeministria.

Duroni 8 muaj, dhe do t'i dëgjoni krismat...../Marrë nga Facebook-u i autorit