Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse Berisha po teston poshtërimin e PD?

Pse Berisha po teston poshtërimin e PD?

Nga Mero Baze

Në fillim poshtëroi Lulzim Bashën. Ishte koha kur ai shpalli me të madhe se do të ketë një “Komision të pavarur” që do caktoj kriteret për deputet dhe do votoj listat e tyre, duke pasur parasysh disa kritere. Më I zëshmi I këtij Komisioni Genc Ruli bëri dhe komente publike duke u sugjeruar Sali Berishës të mos kandidonte më.

Pas kësaj Berisha doli publikisht dhe tha se “do të njoftoj në kohën e duhur Lulzim Bashën se në cilin qark do kandidoj”.

Poshtërimi ishte I plot. Nuk I merrte leje askujt, nuk pyeste për asnjë institucion që kishte ngritur PD për zgjedhjet dhe do kandidonte ku ti donte qejfi.

Për atë, nuk ka rëndësi çfarë kosto ka marrë PD prej tij, që nga historia kriminale e korrupsionit familjar, e vajzës që është bërë me 250 apartamente për shkak të 27 metra trualli, e djalit që nuk di si të prish paret duke bërë TV me pronarë anonimë, dhe vet historitë e tij kriminale kundër shtetit shqiptar. Pamvarësisht kësaj, ai ka guximin të poshtëroj PD dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Do ishte tallje dh emë e madhe sikur të thoshte do njoftoj dhe Genc Rulin e Besnik Mustafaj.

Ndërkohë që Lulzim Basha ka caktuar Grida Dumen si kordinatore të zonës Kavajë Rrogozhinë, Sali Berisha cakton veten deputetë aty. Edhe Grida është ngatërruar me fjalët e saj shpesh pa kuptim, me Sali Berishën, duke tentuar ta quaj thjesht një koleg deputetë. Pas kësaj desh u zhduk fare nga selia e PD, edhe pse në fillimet e saj, kish mundur të hynte në selinë e PD, pas shumë vizitash tek zyra e Berishës, “duke lexuar” bashkë Eseninin. Tani që ky e bëri fakt të kryer kandidimin në Kavjë, ajo duhet të lërë mënjanë disa orë punët e elektoratit për ti lexuar sërisht Eseninin Berishës, nëse do ta zbus vërtet. Në të kundërt, ka për të dal pa asnjë votë nga Kavaja, pasi një nga qëllimet e shkuajres së tij atje është pikërisht kjo hakmarrje.

Por përtje inateve të tij primitive me njerëz të caktuar, arroganca me të cilën ai përpiqet të poshtërojë Partinë Demokratike, duke u sjellë si njeriu që nuk pyet për forumet e saj, as për rregullat formale të zgjedhjes, është pak më e thellë. Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndërin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobevënës I fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë ta ketë PD një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.

Testet që ai bën duke e poshtëruar PD, duke injoruar regullat e caktimit deputetëve apo zonat që ndan kryetari formal, në fakt janë teste për të provuar nëse ka ndonjë shans të rebelohet brenda PD kundër tij, apo jo. Nevoja që Berisha do të ketë për PD pas disa muajsh do të jetë shumë e madhe, dhe ai thjesht po e teston duke e poshtëruar, për të pare kush do ngrejë zërin.

Dhe deri tani I ka funksionuar. Të gjithë e pranojnë poshtërimin e PD prej tij, si një e drejt që I takon. Njësoj si e “drejta” e një tutori për prostitutën. Nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin./tema.net