Na ndiqni edhe në

Opinione

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut?

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut?

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ka dëshmuar kurrë në prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit. Kur ndodhi vrasja, nuk dëshmoi se nuk kishte besim tek prokuroria, por dëshmoi para një diplomati amerikan. Më pas kur ishte vet në pushtet, nuk dëshmoi se nuk i hynte në punë Azemi. Nuk dëshmoi as kur kryeprokurori ishte mik i tij. Nuk dëshmon akoma.

Tek i vetmi që ka besim të “dëshmojë” është Blendi Fevziu, për shkak të lehtësisë që ka për të thënë cfarë të dojë. Dhe mendoj se ky është një nga shërbimet më të mëdha që Fevziu i bën drejtësisë, pasi është i vetmi që i heq frikën Berishës të flas për Azem Hajdarin dhe vrasjen e tij.

Dhe dje i ka bërë një shërbim.

Së pari për të kuptuar se sa serioz është Sali Berisha kur flet për motivin e vrasjes Azemit, mjafton të shikoni qëndrimin e tij ndaj rolit të Fatos Nanos në këtë histori.

Natën e vrasjes e shpalli Fatos Nanon urdhërues të vrasjes dhe shpiku se vrasësit e kishin pritur Nanon në aeroport pasi po kthehej nga Lisbona, ku kishte “shitur” Kosovën.

Eshtë gënjeshtër e verifikueshme pasi Nano ka mbritur në aeroprt në mbrëmje, ndërkohë që vrasja kish ndodhur, ndërsa vrasësit kishin 4 orë para godinës së PD që prisnin të dilte Berisha.

Atë natë Berisha ka dërguar njerëz të shikojnë a kishte dritë tek apartamenti i Fatos Nanos tek blloku “11 Janari” për ta hedhur në erë dhe për ta varrosur kështu historinë e autorit të vrasjes me hakmarrje. Por nuk gjeti njerëz ta bënin aktin.

Më pas u pajtua me Fatos Nanon dhe u bë mik me të. Pasi u bën miq dhe pasi e përdori Fatos Nanon prej 2007 deri më 2013, sa herë kish zgjedhje si kritikë të opozitës, kërkoi dhe ndjesë që kishte akuzuar Fatos Nanon, se ishte nxituar dhe nuk ishte e vërtet.

Tani Fatos Nano, i duket që është bërë sërish mik me Edi Ramën, se ky i fundit e ka uruar për ditëlindje dhe dje ju rikthye akuzës së vjetër, që ata mund ta kenë takuar Nanon në aeroprot pasi sipas tij: “Ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon…”

Mjafton kaq për të kuptuar seriozitetin e këtij njeriu ndaj dëshmisë për një vrasje dhe të vërtetës. Me dëshminë e padhënë kurrë për vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Berisha ka dashur të vras gjithë jetën cdo kundërshtar dhe të shpëtoj vet, ndërkohë që është nejriu që e ka shtyrë drejt vendit të vdekjes.

Elementi i dytë që është pozitiv në deklaratën e djeshme të Sali Berishës është se pranoi për herë të parë publikisht se një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin se e nxorra në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

Tani meqë nisi të “bilbilos” është mire ta coj deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dal me një telefonatë militanti, ndëkrohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës pasi është mejke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës. Dhe i vetmi skenar bindës është që “militanti” ta ketë marrë prosinë nga telefoni motrës prej Berishës. Dhe vetëm se Azemi e dinte këtë lidhje është llogjike ti jetë bindur kërkesës së ardhur nga paradhoma e tij. Eshtë mirë që këtë deklaratë ta thellojë më tej prokurori.

Dhe e treta është historia e incidentit në Tropojë, ku nisi sherri me Haklajt. Berisha tha si “pa mendje” se ka dashur ta marr Fatmirin me vete në Tiranë, të sqarohej pas mitingut. Në fakt ka kërkuar të marrë me vete Shkëlqimin, vëllain e tij të vogël, i cili po i prishte mitingun duke protestuar dhe që u vra disa muaj më vonë në një pritë.

Por kjo fsheh një të vërtet tjetër të madhe. Ai protestonte jo si militanat anti-PD, por se Berisha nuk kishte lejuar të hipte në traget Fatmir Haklaj me trupin e viktimës nga Haklajt që ishte vrarë në Urë të Milotit një natë më parë. Edhe arkivoli dhe eskorta e PD, ishin gjendur bashkë në Koman për të hipur në traget, dhe Berisha kishte udhëruar që arkivoli të rrinte në tokë dhe të hipte vetëm eskorta e PD në traget. Kjo irritoi njerëzit që prisnin arkivolin dhe shkuan të protestonin kundër tij.

Duke fshehur provokimin e tij dhe duke bërë sikur ngatërron personazhet, Berisha tenton të fsheh origjinën e konfliktit dhe të shes bashkëpuntorët e tij në përgjakjen e Tropojës prej 1997 deri më 2000, që ka shkuar mbi 70 viktima.

Të tjerat pastaj dihen. Azemi i dorëzoi kasetën plakut të Haklajave ku dukej qartë urdhëri i Berishës për të marrë djalin e tijnë Tiranë dhe ata erdhën të merrnin gjakun tek Berisha. Ky i fundit duke qenë i qartë se ata para PD ia kishte sjellë Azemi, e nxorri atë për ta paguar me kokë këtë histori.

Ndaj them se është fat që i vetmi vend ku Berisha clirohet të flas me shpresë, se pak nga pak, modifikon historinë është Fevziu. Se ai ka atë pyetjen magjike:

– Jeni i sigurt që nuk keni gisht në vrasjen e Azemit?

-Në asnjë mënyrë, përgjigjet Berisha.

-Faleminderit pra, u sqarua dhe kjo histori./gazetatema