Një replikë për trillimet e Besnik Mustafës dhe maskaradën e dhjetorit 1990 që vazhdon
Dritare.net
Nga Ilir Demalia
Besnik Mustafa thotë se preferon ta konsiderojnë si shkrimtar që merret me poktikë, jo si politikan që shkruan letërsi. Çështja është që në të dyja rolet Besniku që pretendon se po i tregon opinionit publik ndodhitë e vitit 1990 për ardhjen e demokracisë në Shqipëri janë ose një trillim i dobët ose një gënjeshtër e qëllimshme.
Këto ditë u kujtuan përsëri për të 34-in vit radhazi në mënyrë manipulative, falsifikuese ngjarjet e Dhjetorit '90.
Folën përsëri ata të cilët atë kohë ishin në shërbim të regjimit diktatorial si komunistë, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe turlifarë dreqi e t'biri, duke gënjyer dhe përsëritur trillimet 34 vjeçare me në krye komunistin Sali Berisha, se këta rrëzuan regjimin e Enver Hoxhës.
Dekomunistizimi nuk ka ndodhur në Shqipëri, pikërisht sepse; postkomunizmi u mor nën kontroll dhe u drejtua po nga komunistët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.
Nuk ka ndodhur sepse, shqiptarët nuk kanë bërë një ballafaqim dhe analizë ndërmjet veti, për të thënë të vërtetën dhe për të kuptuar atë që ka ndodhur. U vazhdua si gjithnjë me manipulim e falsifikim ngjarjesh, rrethanash dhe personazhesh. Kryesisht aktorët dhe protagonistët e diktaturës i shfaqën si çlirimtarë dhe kundërshtarë të regjimit të cilit i kishin shërbyer me devotshmëri dhe kishin përfituar me taraf prej tij.
Në fakt kështu është historia jonë prej krijimit të shtetit shqiptar, histori shërbëtorësh të Portës së Lartë Otomane, shërbëtorësh pushtuesish dhe të regjimit komunist, ku në prag përmbysjesh shfaqen si shpëtimtarë të kombit dhe atdheut duke mohuar ose tjetërsuar të vërtetën dhe ata të cilët luftuan realisht për Komb-Atdhe-Fe.
Dje Besnik Mustafa, në një intervistë A2CNN me gazetarin Dangllia, që shfaqi një mungesë të theksuar të njohurive mbi zhvillimet e ngjarjeve dhe temës për të cilën flitej, lejoi nga padija e tij që i ftuari të spekulonte me ngjarjet.
Besnik Mustafa i cili në atë kohë ishte pranë Nexhmie Hoxhës në Institutin e Studimeve të Marksizëm -Leninizmit, kishte bërë gati librin për Enver Hoxhën, thotë në këtë intervistë: “Revolta e studentëve nuk u mbështet nga studentët e Tiranës dhe nga populli i Tiranës”.
Të mohosh në mënyrë kaq imorale 100 mijë qytetarë të Tiranës që ishin pa ndalim, orë ditë e natë në Qytetin Studenti ku ndodheshin konviktet e studentëve të rretheve më dt 10-11-12 dhjetor 1990,,është mohim i një të vërtete dokumentare dhe e filmuar madje. Mos mendon Besnik Mustafa, se ata 100 mijë vetë kishin ardhur nga Tropoja, e cila megjithë fshtrat ishte 15 mijë banorë?!
Nga Tropoja ishin: Azem Hajdari me pseudonimin (Bualli) dhe këtë cen pishtarit të demokracisë ia nxorri vetë Sali Berisha kur e akuzoi në gusht 1995 si spiun të Sigurimit të Shtetit në gazetën “Rilindja Demokratike”
Ishte Sali Berisha, sekretar i organizatës së Partisë së Punës në Spitalin e Tiranës dhe një komunist dogmatik i vijës së ashpër.
Ishte Mehmet Elezi anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH
Ishte Lisien Bashkurti, secretar i parë i Komitetit Qëndror të Rinisë Komuniste të Shqipërisë.
Kam disa pyetje për Besnik Mustafën:
1. Ku ishit ju dhe gjithë takëmi juaj me konviktorët gjatë ngjarjeve të vitit 1990 që nga janari deri në dhjetor kur ndodhi “Demostrata e heshtur” ku morën pjesë qytetarët dhe punëtorët e Tiranës, Uzina Autotraktorëve, Poligrafiku, Kinostudio dhe plot qytetarë të kryeqytetit?
2. Ku ishit ju, takëmi juaj dhe qëndrimet tuaja në ngjarjet e Shkodrës në 11 janar 1990 në tentativën për rrëzimin e bustit të Stalinit?
3. Ku ishit ju dhe qëndrimi juaj për ngjarjet e marsit në Kavajë?
4. Ku ishit ju dhe takëmi juaj në ngjarjen e Ambasadave më 2 Korrik :90,ku për herë të parë u thirr në qëndër të Tiranës mbrapa monumetit të diktatorit Liri_ Demkraci! Enver -Hitler. Këto revolta të qytetarëve të Tiranës e bënë Shqipërinë lajmin e parë në të gjithë botën për diktaturën si “guri fundit i dominos”në Evropën Lindore dhe gjunjëzoi regjimin.
Ua them unë ku ishit: Ju the të gjithë të deleguarit e dhjetorit nga Partia e Ramizit dhe Nexhmijes e Sigurimi i Shtetit. Juve mbështnit “reformat” e regjimit e degraduar që përpiqej të mbijetonte edhe në grahmat e fundit. Kjo gjë u pa qartë edhe në gusht 1990 në takimin e Ramiz Alisë me intelektualët.
As ju as kërkush nuk mund të mohojë rolin e rebelimit të rinisë së Tiranës, Shkodrës, Kavajës në ngjarjet e visit 1990 si shtrëngesë e regjimit të Tiranës me dhjetorin e organizuar si skenar i kontrolluar nga Partia, dalë pas takimeve me shokun Xhelil Gjoni the Ramiz Alia duke kèqpërdoruar vrullin rinor dhe ëndrrën për liri, që e abuzuat dhe e degjeneruat me korrupsion, manipulim falsifikim të historisë dhe vazhdoni edhe sot pa turp. Tashmë ju ka dalë boja dhe prandaj shqiptarët ju neverisin si klasë politike./dritare.net