Na ndiqni edhe në

Opinione

Ngjela: Duhet të dëgjojmë avokatin e Erion Veliajt, as Ramën, as Berishën

Ngjela: Duhet të dëgjojmë avokatin e Erion Veliajt, as


Nga Spartak Ngjela

Rama sapo foli në televizion për kryetarin Erjon Veliaj. Foli thuajse në çorientim, dhe pa logjikë juridike Prandaj ne deri tani nuk po dallojmë asgjë juridike në funksion të akuzës kundër të arrestuarit Erjon Velia.
Por duhet thënë se mbrojtja që bëri Rama në TV nuk e ndihmon Erjon Velinë.
Duhet të lërë avokatin e Erjonit të flasin, se Rama nuk arrin të kuptojë, ngaqë ai vetë nuk di fare se si arsyetohet, e ku dhe si mbështetet një akuzë penale që ajo të jetë me forcë juridiko-penale.
.
Eshtë e vërtetë që Erjon Velia ka punuar me shumë sukses në Tiranë. Dhe kjo është e provuar me fakte në funksion të zhvillimit monetar, dhe, sidomos, me formën e një arkitekture moderne që realisht po i jep Tiranës.
Por ligji është ligj.
Ndërsa, pikërisht këtu fillon edhe mbrojtja, sepse shumë gabime të një kryetari bashkie, apo edhe një kryeministri, shpesh bëhen pa vullnetin e tij.
Por fajsia në këtë rastin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kërkon dosdoshmërisht që veprimi i tij duhet të jetë kryer me dashjen e drejtpërdrejtë të kryetarit.
Dhe këru fillon edhe mbrojtja juridike.

Gjithsesi duhet të jemi të qartë se ka një numur jo të vogël të të akuzuarëve në rangje të larta në Perëndim, që, sapo ka filluar procesi i tyre penal, kanë ditur që të mbrohen juridikisht brenda metodës që shpjeguam më lart.
Gjithsesi, çështja Velia është një crucifix percolos (udhëkryq i rrezikshëm), sepse nuk dihet ende realisht se çfarë ka ndodhur.
Po SPAK, a mund të ketë gabur në analizën dhe gjykimin e dëshmive e të provave shkresore në sferën financiare? Kjo pritet për t'u parë.

Të shohim.
Tamam - tamam nuk mund të kuptohet, që në këtë stad të hetimit penal, se si mund të shkojë realisht një hetim i këtij lloji.
Dallonte në intervistën e tij për këtë çështje, se Rama indihej i shqetësuar.
Por gjithçka është në SPAK, dhe prandaj Rama e di mirë se ku është.
Kurse Erjon Vrlia duhet të ketë mbrojtje të nivelit të lartë në këtë proces penal..

Rama duhet të kuptojë atë që edhe ai e di, që SPAK nuk drejtohet nga ekspertiza shqiptare.
Gjithsesi unë betë, do të kuptoj diçka profesionalisht kur të dëgjoj në media analizën e avokatisë Velia./Marrë nga Facebook-u i autorit