Në ditën e saj më të zezë, Parashqevia qëndron shumë lart!
Dritare.net
Nga Anila Jole
Parashqevi!
Ka qe bezdisen kur lexojne postime me kete emer. Une nuk shqetesohem fare, madje pikerisht per ata, po shkruaj nje tjeter.
Dikur e kam admiruar Parashqevi Simakun per pamjen plot klas, feminilitetin, bukurine, veshjen, stilin dhe interpretimin, por kuptoj se paskam njohur shume pak prej njeriut qe eshte.
Sot e adhuroj per ate qe njoha. Ne piken me te ulet qe mund te preke njeriu, ajo ishte aq lart, aq e bukur, e paqte, e dinjitetshme, krenare, e bute, e embel, e qeshur dhe mirenjohese per ate qe kishte.
Por mbi te gjitha ishte nje nene e betuar se do te priste ne vuajtjen e saj, ate qe i kishin rrembyer padrejtesisht, femijen!
Ajo nuk i beri keq askujt, nuk shqetesoi askend, nuk iu ankua njeriu, nuk u perpoq te lendoje apo genjeje ndokend, nuk.. nuk... nuk!
Atehere perse disa njerez jane kaq te pashpirt? Pse duhet vjelle vrer edhe per kete grua te pafat?
Por megjithe vrerin dhe argumentat e tyre bajate, nuk mund te pengohem as une e as askush te shprehe trishtimin qe ndjen, kur sheh te rrenuar nje artiste qe ka dhene shpirt, fryme e drite nga te sajat ne kohe te erreta.
Ajo qe me tmerron fare, eshte fakti qe disa nga keta vrer-nxjerresit jane gra.
Kjo sepse sharmi dhe aura e saj jane aq te forta, sa s'ka kapuç, shall apo batanije t'i mbaje te padukshme. Por o gra! Xhelozia nuk ju ben me te mira se ajo. Shpirtmiresia ju ben t'i ngjani asaj!
Dhe nje fjale per koleget artiste; me pak perjashtime si e mira Alida Fiqirete Hisku apo Rita Ndoci, nuk di tjeter te kete thene nje fjale per Parashqevine. Disa nuk hapin telefonin, te tjere kerkojne pagese! Po si ka mundesi? Nuk dua te vetepergjigjem, por thjesht them se eshte turp!
Parashqevia ne diten e saj me te zeze, qendron shume lart, duke vertetuar se fisnik lind, nuk behesh nga veshjet firma, ashtu siç nuk mund te zhbehesh sepse fle per disa vite ne nje stacion treni!/dritare.net