Nga Ermal Peçi
Për të kuptuar se në çfarë derexheje janë katandisur “sovranistët” tanë të politikës mjafton të bësh diferencën e sjelljeve të tyre për dy individë, të cilët janë si dy drejtëza parale për kontributin që kanë dhënë për Shqipërinë. Njëri ka dhënë gjithçka për Shqipërinë dhe trojet shqiptare duke rrezikuar edhe jetën e tij për t’u bashkuar dhe luftuar me UÇK-në për lirinë e Kosovës kundër pushtimit gjakatar të Millosheviçict. Ai është Dritan Goxhaj, djali i kolonelit Dilaver Goxhaj, ish-zëvëndës shefi i Shtabit të UÇK-së, një prej njerëzve, i cili komunikonte me forcat amerikane për bombardimin e avione të Serbisë që më pas solli dhe pavarësinë e Kosovës. Prej 40 ditësh Dritan Goxhaj mbahet padrejtësisht pas hekurave të qelisë për fjalën e lirë. Jo vetëm që po mbahet në mënyrë të padrejtë, por mbi të gjitha ashtu siç tha dhe avokati i Dritanit në intervistën e ditës në Dritare Tv: “Arrestimi i tij u bë sikur Dritani ishte një person i rrezkshëm dhe jo një familje patriotësh.” Në anën tjetër të medalionit kemi Fredi Belerin, një person i cili është i rrethuar nga dritë hije të cilat formojnë një kontrast dyshues, si një person, i cili ka marrë pjesë në Masakrën e Peshkëpisë në vitin e largët 94, ku u sulmua posta ushtarake dhe në të cilën humbën jetën kapiteni i parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
Një ngjarje, e cila është tmerrësisht e rëndë dhe emri i Belerit qarkullon në këto dosje, por sikur mos të mjaftonte vetëm kjo dosje, Fredi Beleri ka dalë hapur me flamurin e Vorio-Epirit dhe për më shumë në një tokë si Himara që historia ka treguar që ska asnjë bazë historike për pretendimet e disa të çmendurve grekë dhe Esat Toptatnëve të rinj që kërkojnë ta shesin Shqipërinë për interesat e tyre personale. Ndërkohë për Dritanin janë të paktë zërat që reagojnë ndërsa për Belerin është ngritur një studio mediatike-politike duke e çuar këtë çështje deri në dyert e Evropës. Flasin me të fortë e kërcënojnë se nuk e njohin damarin e Himariotit, por nuk e dijnë që ajo trevë tradhëtarëve ju ka dhënë atë që meritojnë, ngrenë zërin se po ju bëhet padrejtësi. Padrejtësia më e madhe që i është bërë Shqipërisë është vendosja e një personi për të kandiduar për bashkinë e Himarës një person, i cili ka një të shkuar të errët dhe rikthen pikën e nxehtë të raporteve Shqipëri-Greqi. Dritan Goxhaj edhe pse pas hekurave, shkruan, flet me njerëzit e lirë nëpërmjet mesazhe të tij, me vepra e fjalë, me konsistencë e largpamësi sepse Dritani nuk është peng i askujt dhe nuk i frikësohet askujt, është i lirë dhe i fortë, i fortë sepse kauza e tij është një kauzë për atdheun dhe të drejtën, e këtu buron forca e Dritanit sepse vërtet në këto kohë historia po përsërit vargjet e Ali Asllanit, “Koha është e maskarenjëve, por atdheu është i Shqiptarëve.”/dritare.net