Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Nga Osman Stafa

Po, po eshte e vertete. Ne jugun e anatemuar si te shtrenjte, te paperballueshem, te oligarkeve etj. Po mund te besh qejf, aventure ne plazhe qe jo te gjithe shkojne.

Fjeta ne cader me komoditetin e nevojshem, te kursen jo pak, por 9*40 mije leke nata=360 mije leke. (Te flesh ne cader te nevojitet nje dyshek me ajer, dhe ben gjume aq te embel, sa sheh ne enderr vetem sirena deti)

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Eleminimi i shezlloneve 9 * 10 mije leke= 90 mije leke. (S'po flas per zonen VIP, qe te peshojne koken me 20 mije leksha per shezllon, apo me shume)
Merr nje cader, e hap ku te te doje qejfi ty, e pa paguar asgje

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Eleminimi i restoranteve te shtrenjta, ku nje vakt per dy veta te shkon 30 mije leke, mos me shume. Zgjidhja: Marrja e produkteve ne supermarkete, e gjetja e disa restoranteve qe jane shume lire, e qe gatuanin brilant.
9 * 40 mije leke (shpenzime per te ngrene e per te pire= 360 mije leke.

Kaq, 360+90+360=810 mije leke per 9 dite.

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Ndersa une, 9 dite 200 mije leke. (Per ju qe keni problem ekonomie, se s'po e ndihmoj ekonomine, cfare prisni, qe te le leket jugut? pastaj per keto pushime nuk ishte se kaq leke mund te shpenzoja, por u be si nje sfide.

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

200:9= 22 mije leke dita. Ne ishim 2 veta, dhe kjo shume shkonte 44 mije leke dita. Mjaftueshem per te blere ushqime + pije.

Plazhi i Oligarkeve (Palase), Drimadhes, Gjiri i Kalit, Dhermi, 2 net ne Gjipe, Jale, Gjiri Akuariumit, Himare, Livadh, ishin destinacionet e kesaj vere ne jug. Mund te them qe kam shijuar pafundesisht kete eksperience dhe do ta beja perseri. Njohja me njerez te rinj, batutat, netet e vona prane zjarrit bubulak, zgarat me mish pule te disa cunave nga Fieri, qe na ftuan ne darken e tyre, takimi me kolege te tjere gazetare, me miq, shoke e shoqe, e ben kete 9 ditesh, fantastik.

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!

Pritem edhe miq ne jug, me te shumtet gazetare. Te paret ishin Jona dhe Tea, pastaj erdhen Klevi dhe Klesiana, e me pas na u bashkua Xhevi, Matilda, Egi, ku batuta me keta miq te mire ishte tema e dites. Sa kemi qeshur./Marrë nga Instagrami i autorit/

Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!Magjia e jugut dhe 9 ditët me 200 mijë lekë!