Na ndiqni edhe në

Opinione

Lira Gjika: Gjyshërit e papërgjegjshëm që e dinë lodër fëmijën!

Lira Gjika: Gjyshërit e papërgjegjshëm që e dinë

Nga Lira Gjika

Papërgjegjësi

Po kthehesha nga puna dhe te një nga rrugicat që lidhin rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri po kalonte një makinë ku brenda saj ishte shoferi, një grua që po fliste ne cel dhe mbante një fëmijë as dy vjeç në prehër. Gruaja dhe fëmija ishin ulur në sediljen e parë me shoferin dhe mbi të gjitha nuk kishin vënë rripin e sigurisë. Të tre dukeshin të gëzuar dhe shoferi luante me fëmijën e vogël dhe drejtonte makinën kur papritur makina frenon dhe fëmija i vogël u lëkund sa para mbrapa dhe gati u rrëzua nga prehri i gruas që nuk pati kohë ta mbronte fëmijën. Burri dhe gruaja ishin gjyshërit e fëmijës. Këta dy të rritur të papërgjegjshëm, që në vend që të kujdesen me përgjegjësi për fëmijën, e trajtojnë si lodër për të kënaqur veten kur janë në qejf. Isha dëshmitar i kësaj skene dhe kur gruaja hapi derën që të dilte nga makina se ishte e tronditur i thashë: -po rripin moj zonjë duhet ta kishe vendosur, mirë për vete, por për fëmijën? E mi se nuk i ndodhi gjë, se ndryshe, kush do te duronte dhëndrin-. Për fat të keq, këtë veprim, nuk e bëjnë vetëm gjyshërit, por edhe prindërit. Kini kujdes, prindër, gjyshër, të duash do të thotë të fillosh duke marrë përgjegjësi për fëmijën. Kjo është të duash dhe jo ti ktheni fëmijët në lodra, kur keni nge./E.P/dritare.net