
Nga Mero Baze
I gjithë ky debati mbi agresionin e Lulzim Bashës ndaj Topallit, Patozit, Murrizit apo Hajdarit vlen si debat etik, por nuk është as i pari dhe as i fundit në historinë tonë politike. Cdokush që është ndarë nga partia e vet, ka marrë mallkimet e saj, dhe kur është rikthyer bekimet e saj. Pa pik turpi në të dyja rastet.
Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari nuk janë të rrezikuar nga askush. Nuk duhet as trimëri dhe as heroizëm të hapësh një parti politike në vitin 2020. Trimëri ishte në vitin 1990. Prej andej e deri më sot, partitë politike i ka prodhuar mungesa e rregullave në partitë tradicionale dhe përpjekja për ti sfiduar ato.
Kampioni i kësaj shkolle është Sali Berisha, por sëmundjen e ka cdo kryetar partie, deri dhe tek Balli Kombëtar apo Legaliteti që kanë secila nga një fraksion. Berisha ka zbuar mesatarisht një grup politik në cdo dy vjet nga PD, në dhjetvjecarin e fundit të viteve 90. Disa i ka zbuar me dramacitet të madh, disa i kanë ikur me dramacitet të madh, por të gjitha janë rikthyer sërisht tek Berisha.
Gjithë biografia politike e Berishës është një tufë njerëzish që kanë ikur kur ai nuk i ka dashur dhe janë rikthyer kur atij i janë dashur.
Disa kanë ik me tanke dhe janë pritur me karafila, të tjerët kanë ikur duke vjedhur dhe logon e PD dhe janë kthyer të vjedhin ndonjë tender në Ministri të Arsimit.
Tani Lulzim Basha është nën akuzë për një kohë të gjatë që në atë parti bën cfarë i thotë Sali Berisha. Dhe është në shumicë tërësisht e vërtet si akuzë.
Por ndonjë punë të vogël duhet ta bëj dhe pa lejen e tij. Për shembull ai respekton gjithë miqtë e Berishës, gjtihë klanin e Berishës bën gjithë adetet për të mbrojtur Berishën nga drejtësia apo djalin dhe vajzën e tij. Ai ka për objektivë, objektivat e Berishës, dhe për model politik modelin e Berishës.
Tani modeli i Berishës ky është: Ti përjashtoj rivalët nga partia dhe nëse e sfidojnë ti sulmojë ata.
Mos harroni që Azemin e shpalli agjent sigurimi, të dërguar të Ramiz Alisë dhe trafikant, vetëm se tentoi ta sfidoj me sindikatat e pavarura. Arben Imamin e shpalli të dërguar të asfalisë greke, dhe Tritan Shehun spihunë të Farnezinës, se ju deshën të tillë.
Lulzim Basha nuk ka model tjetër politik.AI është i detyruar të operoj brenda këtij modeli. Por brenda këtij modeli, ai nuk mund të operoj duke pasur armiqë vetëm armiqtë e Berishës dhe duke pasur aleatë, vetëm aleatët e Berishës.
Disa armiq të vetët i duhen. Topalli, Patozi, Bode, Bregu, ishin katërshja e Berishës për një kohë të gjatë në PD që ai duhet ti vriste.
Kur i hodhi në rrugë, Berisha nuk e ndali por tentoi të qetësonte ata që të mos i kthehenin dorë. Dhe i frenoi boll. Prej 2013, Topalli jeton keqkuptimin se Berisha gaboi me Lulin dhe mund të kishte zgjedhur atë. Patozi u nda më herët nga ky iluzion, por i qëndroi luajal mandatit deputetit deri më 2017, kur u gjend në rrugë. Bregu dhe Bode po ashtu.
Ata natyrisht janë të lirë të veprojnë kundër Lulzim Bashës, por dhe ai është i lirë të reagoj kundër tyre.
Mos ja hiqni të drejtën të ketë dhe ai një gjë të vetën aty brenda, ndryshe nga Berisha .
Të ketë së paku armiqtë e vet.
Se ai nuk mund ta shtyjë jetën, duke shkuar në shkollë me bursë të Berishës, me karrierë politike të siguruar nga vajza e Berishës, me poste të Berishës, me mbrojte politike në gjyq të Berishës, me shpëtim në 21 janar nga brutaliteti i Berishës, me marrje të PD si dhuratë e Berishës, e kështu me rradhë.
Lëreni të paktën të ketë armiqtë e vet, edhe pse kanë qenë bashkëpunëtorë të Berishës. Mos e merrni seriozisht Berishën që bën sikur i vjen keq për ta.
I vjen keq për Lulin se mund ti mbetet në dorë.
Politika nuk është një betejë qaramanësh, edhe pse përballë është një qaraman, që për cdo gjë ankohet tek “Babi”/tema.net

















